Flet Zogaj, tregon a do të arrihet marrëveshja para zgjedhjeve në SHBA dhe përfshirja e korrigjimit të kufijve

Politika

Flet Zogaj, tregon a do të arrihet marrëveshja para zgjedhjeve në SHBA dhe përfshirja e korrigjimit të kufijve

Nga: G.B Më: 20 maj 2020 Në ora: 16:59
Ilustrim

Dialogu me Serbinë i cili është i pezulluar prej kohësh, vazhdon të jetë temë aktuale.

Përfshirja e korrigjimit të kufijve në dialog dhe marrëveshjen përfundimtare, ka nxitur reagime të shumta kundër.

Është thënë se marrëveshja do të nënshkruhet para zgjedhjeve në SHBA, por një gjë e tillë ende nuk dihet nëse do të ndodhë.

Image
Skënder Zogaj

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj, ka thënë për gazetën "Bota sot" se ka pasur zëra që e kanë dëshiruar marrëveshjen para zgjedhjeve, por që gjërat kanë ndryshuar për shkak të shumë ndodhive, andaj ai thotë se marrëveshja nuk do të arrihet para zgjedhjeve në SHBA.

"Ka pasur zëra që arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi e kanë lidhur dhe e kanë dëshiruar të ndodhte para zgjedhjeve në SHBA, mirëpo, zhvillimet e shumta politike, diplomatike dhe krizat ekonomike e kjo e fundit e pandemisë, kanë ndikuar shumë në ndryshimin e qëndrimeve! Prandaj, unë mendoj se, marrëveshja Kosovë-Serbi nuk është aspak e kushtëzuar më zgjedhjet në SHBA dhe, nuk do të arrihet para zgjedhjeve!

Sa i përket korrigjimit të kufijve, ai thotë se nuk do të përfshihen në marrëveshje, derisa thotë se gjithë ky debat për këtë temë është shpifur qëllimisht për të krijuar tensione.

"Korrigjimi i kufijve nuk mendoj se do të përfshihet në marrëveshje, sepse, qëndrimi unik politik i Kosovës është kundër ndryshimit të kufijve! E gjithashtu, kundër ndryshimit të kufijve janë edhe qarqet me të rëndësishme botërore, kështu që, përfoljet që janë interpretuar bujshëm nëpër medie kanë qenë thashetheme të koluareve dhe prononcime të individëve, që janë fjalë koti, spekulime dhe provokime, derisa dihet se vendimet merren nga institucionet kompetente, siç është Kuvendi i Kosovës! Prandaj, them se gjendja e krijuar është e shpifur qëllimisht, për të krijuar tensione dhe për ta ngarkuar publikun me energji negative, që pastaj të mund të realizohet më lehtë "gjuetia e shtrigave"", ka deklaruar Skënder Zogaj për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat