Mehmeti: Thaçi nuk jep dorëheqje, ka një punë për të ‘rregulluar’

Politika

Mehmeti: Thaçi nuk jep dorëheqje, ka një punë për të ‘rregulluar’

Nga: A.M. Më: 22 maj 2020 Në ora: 14:39
Hashim Thaçi

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, e ka komentuar deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për dorëheqje në qoftë se Gjykata Kushtetuese vendosë se është bërë shkelje për mandatin e kryeministrit të ri.

“Realisht edhe duhet të jep dorëheqje Thaçi nëse Gjykata Kushtetuese vlerëson se kreu i shteti ka shkelur Kushtetutën. Por, duke njohur Thaçin, besoj se ka marruar konfirmim paraprakë se Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të tij, prandaj edhe ka deklaruar se në rast se vendos Gjykata se ka shkelur Kushtetutën do të jep dorëheqje. Thaçi nuk jep dorëheqjeje pa e rregulluar fatin e tij, pa u çliruar nga hija që e ndjek atë. Hija e tij është Gjykata Speciale e të cilës mund t'i ik vetëm me një marrëveshje me Vuçiqin”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepë, Mehmeti deklaratën e Thaçit e vlerëson si marketing politik.

Image
Faton Mehmeti

“Prandaj, deklarata e tij se gjoja do të jep dorëheqje është marketing politikë, kur besoj e ka marrë konfirmim se vendimi do të jetë në favor të tij. Nëse na qenka kaq i rregullt Thaçi ai do të duhet të jepte dorëheqje kur Gjykata Kushtetuese konfirmoj se ka devijim të kompetencave të presidentit në rastin e asociacionit, pse nuk dha atëherë dorëheqje?!”, ka përfunduar Mehmeti  për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat