Hashim Thaçi i lodhur nga politika, ky do të jetë fundi i tij - Bota Sot
Hashim Thaçi i lodhur nga politika, ky do të jetë fundi i tij

Politika

Hashim Thaçi i lodhur nga politika, ky do të jetë fundi i tij

Nga: A. J Më: 22 maj 2020 Në ora: 22:31
Hashim Thaçi

Përfundimin e karrierës politike e ka paralajmëruar vetë presidenti i vendit Hashim Thaçi, derisa ka pasur reagime të shumta se Thaçi nuk ka qenë asnjëherë presidenti konsensual dhe i cili ia është dashur vendit.

Akuzat e shumta në drejtim të presidentit të vendit e më parë edhe si kryeministër i Kosovës nuk kanë të ndalur, derisa tërheqjen e tij nga politika shumë e shohin si metaforë të tij se sa një gjë që mund të ndodh.

Analisti politik Faton Mehmeti ka thënë për “Bota Sot” se presidenti i vendit Hashim Thaçi është i lodhur nga politika dhe se vështirë e ka të del nga aty ku është futur pasi që është i shantazhuar.

“Hashim Thaçi duket të jetë i lodhur nga politika , por nuk mundet kollaj të del nga kjo valle ku është futur, sepse është i shantazhuar. Faktikisht, në një situatë normale, ndasitë e tilla nuk janë për tu pasur zili, ngase ata që pësojnë janë qytetarët. Mirëpo, Thaçi është njeriu që është ngritur në karrierë politike duke shkelur mbi të tjerët, dhe tanimë ka vetëm një synim si të del nga politika i qetë” ka thënë Mehmeti.

“Kjo nuk mund të ndodh kur dihet se ka kusure me drejtësinë të cilës po mundohet t'i ik qoftë edhe duke i fal tokë Serbisë. Tanimë për Thaçin, Albin Kuti dhe Vjosa Osmani janë të vetmit pengesë në rrugën e tij për të realizuar pazarin me Vuciqin, në këmbim të fitimi të imunitetit ka thënë për “Bota Sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat