Në korrik aktakuzat e para nga Gjykata Speciale? Flet avokati i njohur

Politika

Në korrik aktakuzat e para nga Gjykata Speciale? Flet avokati i njohur

Nga: N. H Më: 23 maj 2020 Në ora: 16:43
Selia e Gjykatës Speciale

Gjykata Speciale përkundër pandemisë me COVID-19, nuk e ka ndalur për asnjë moment intensitetin e punës. Deri më tani janë deponuar dy aktakuza në Dhomat e Specializuara, njëra në shkurt dhe tjetra në prill të këtij viti.

Në pritje të shqyrtimit të tyre, zyrtarë të Gjykatës me seli në Hagë, i kanë thënë medias ditë më parë se janë të përgatitur për t’i zhvilluar proceset gjyqësore.

Lidhur me aktakuzat e para, për gazetën “Bota sot”, ka folur avokati i njohur Tomë Gashi.

Ai në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se situata e krijuar me koronavirus, nuk ka është pengesë për të vazhduar punën e saj Specialja.

“Duke pas parasysh situatën e krijuar me COVID-19, unë mendoj se kjo nuk është kurrfarë pengesë që prokurorët të vazhdojnë të kryejnë punën e tyre njëjtë siç ka qenë parë shpalljes së pandemisë”, ka thënë Gashi.

Tutje, Gashi thotë se zyra e prokurorit special ka pasur mundësi që të analizojë provat për të sjellë konkluzione për të ngritur apo jo aktakuza ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Nëse kemi parasysh se vetëm gjate vitit 2019 janë intervistuar me tepër se 250 ish-pjesëtarë të UÇK në cilësinë e të dyshuarve dhe të dëshmitarëve dhe nëse kemi parasysh se dëshmitarë të tjerë përpos atyre pjesëtarëve të UÇK, janë intervistuar mbi 850 të tillë, atëherë, zyra e prokurorit special ka pasur mundësi që të analizojë provat për të sjellë konkluzione për të ngritur apo jo aktakuza ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, për të cilët prokurori mendon se mund t’i vërtetojë në gjykatë”, është shprehur avokati i njohur, Tomë Gashi, për gazetën “Bota sot”.

Gjatë ditëve të fundit është raportuar shumë se proceset e para gjyqësore mund të nisin së shpejti, e që është përfolur muaji korrik kur edhe do të mund ngritën aktakuzat e para, por të akuzuarit potencialë për momentin nuk dihen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat