Hertica: “Garda Vullnetare Shqiptare” mund të jetë kupola e krimit të organizuar në Kosovë

Politika

Hertica: “Garda Vullnetare Shqiptare” mund të jetë kupola e krimit të organizuar në Kosovë

Nga: D.RR Më: 23 maj 2020 Në ora: 21:59
Ali Hertica

Njohësi i çështje politike, Ali Hertica, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se është me rëndësi që të qartësohet kërcënimi ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”

“Është më rendësi për qytetarët dhe për vendin tonë që të qartësohet saktë së a ka qenë i vërtetë ky kërcënim dhe nëse po, çfarë rreziku paraqet ky grup i padëgjuar deri më tani për Shtetin e Republikës së Kosovës , por edhe të sqarohen dyshimet se kjo mund të jetë diçka tjetër për kryeministrin në detyrë për të ndjellë panik e pasiguri tek qytetarët”, tha ai.

Hertica ngreh dyshime se “Garda Vullnetare Shqiptare” mund të jetë kupola e krimit të organizuar në Kosovë, teksa ka thënë se diçka e tillë është pa precedent deri më sot.

“Një komunikatë e tillë është një kërcenim nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare" e që mund të jetë edhe kupola e krimit të organizuar në Kosovë duhet ta kuptojmë një situatë shumë delikate dhe serioze për shtetin por assesi nuk mund të frikësojnë dhe shantazhojnë popullin. Edhe ndonëse askush nuk di asgjë për këtë organizatë e cila kërcënon liderët politik, e cila pretendohet të jetë e “Gardës Vullnetare Shqiptare” kërcënimi i Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ditë më parë është diçka serioze dhe për një kërcënim i ardhur nga një grup individësh apo individ e quajtur “Gardë Vullnetare Shqiptare që deri sot është diçka e pa precedent”, u shpreh Hertica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat