E zbulon analisti politik se çfarë skenari është duke u përgatitur për territoret e Kosovës

Politika

E zbulon analisti politik se çfarë skenari është duke u përgatitur për territoret e Kosovës

M.H Nga M.H Më 23 maj 2020 Në ora: 21:59
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, në një intervistë, ka thënë se nëse do të ishte kryeministër do të jepte 17 fshatra të Leposaviqit dhe Zubin Potokut në këmbim të Medvegjes, Preshevës dhe Bujanvcit.

Në lidhje me këtë deklaratë patë reagime të shumta nga përfqësues politik të vendit duke e parë një deklaratë aspak të duhur dhe të drejtë nga ana e Hazirit.

Analisti politik, Rexhep Shahu në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh për një mendim i cili po flitet kohëve të fundit duke u jepur tri komunat serbe dhe të merren tri komuna shqiptare gjithmonë me varësi të dyfishtë edhe nga Beogradi edhe nga Prishtina.

“Nëse flitet për shkëmbime teritoresh me gjithë popullsitë e tyre sot në Kosovë ekziston rreziku të shpallesh tradhëtar ose hero. Vazhdon të jetë e panegociueshme nga shqiptarët cenimi i teritorit të Kosovës. Por një mendim tjetër i shfaqur apo artikuluar kthjelltë kohët e fundit nga qarqe të caktuara është ky: Të jepen tri komunat serbe dhe të merren tri komunat shqiptare. Duke dhënë tri komunat serbe në Veri të Kosovës që do të jenë gjithmonë serbe, gjithmonë nën ndikimin serb, gjithmonë me varësi të dyfishtë edhe nga Beogradi edhe nga Prishtina, në kohë të këqia dorë sherri, në kohë të mira urë mes dy popujve”, tha Shahu.

Shahu gjithashtu u shpreh që komunat serbe nuk bëhen shqiptare mirëpo ato shqiptare do të bëhen serbe sepse shteti i Serbisë po dëbon me mijëra shqiptar edhe po të ivihet kusht për të mos i dëbuar atu vetëm është dëbuar shumica e shqiptarëve.

Image
Rexhep Shahu

“Komunat serbe nuk bëhen dot shqiptare, ndërsa komunat shqiptare Preshevë, Medvegje e Bujanovc nga shqiptare do të bëhen serbe sepse Serbia po dëbon me mijëra mënyra popullsinë shqiptare të këtyre tri komunave. Kjo është panorama ose ftesa e shfaqur së fundi në publik me rezerva. Të jepen tri komunat që janë e do të jenë gjithmonë serbe dhe të merren tri komunat që janë shqiptare por që mund të mbetën pa asnjë shqiptar sepse i dëbon Serbia. Edhe nëse Serbisë i vihen kushte që mos i dëboj shqiptarët, ajo tashmë shumicen e ka dëbuar dhe do ta dëbojë komplet faktorin shqiptar”, përfundoi Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat