“Dorëheqja e presidentit Thaçi blof apo gatishmëri për sinqeritet?”

Politika

“Dorëheqja e presidentit Thaçi blof apo gatishmëri për sinqeritet?”

Nga: D.B. Më: 24 maj 2020 Në ora: 14:50
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi është shprehur se është i gatshëm të tërhiqet nga posti i tanishëm nëse Gjykata Kushtetuese eventualisht e kërkon një gjë të tillë prej tij.

Nëse ky është burrë i sinqertë dhe e mban fjalën atëherë le t’ia plotëson këtë “dëshirë”, Gjykata Kushtetuese dhe rrugë e mbarë i qoftë Presidentit.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Ejup Berisha i cili në një prononcim për “ Bota sot” ka thënë se në  Hashim Thaçin nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë sinqeritet, prandaj as Gjykata Kushtetuese nuk do të kërkojë largimin e Presidentit nga posti.

Sipas tij, me këtë as Presidenti nuk do të tërhiqet nga pozita N-1 në shtet prandaj ky i fundit bën lojë fjalësh apo blof kur thotë se do të tërhiqet apo do të jep dorëheqje nga posti i Presidentit nëse eventualisht Gjykata Kushtetuese kërkon një gjë të tillë prej tij.

Image
Ejup Berisha

 

“Presidenti e di që Gjykata Kushtetuese nuk kërkon një gjë të tillë prej tij prandaj për qëllime të propagandës politike deklaron se kinse është i gatshëm të tërhiqet nga posti nëse Gjykata Kushtetuese kërkon një gjë të tillë prej tij. Thaçi po ta dinte se Gjykata Kushtetuese do të kërkonte me të vërtetë tërheqjen e tij nga posti i tanishëm kurrë nuk do të thoshte se është i gatshëm të tërhiqet nga posti i Presidentit. Pyetem se kush do të ishte i gatshëm që ta hiçte një këmbë të karriges së tij politike ku është më i sigurtë dhe më i mbrojtur dhe të ulet në karrige me tre këmbë apo t’ia shtonte pasigurinë vetvetes askush pra. Prandaj Presidenti duhet të lutet që të mos bëj blofe dhe të jetë më i sinqertë sepse Gjykata Kushtetuese pemës rrugës zyrtare vet apo ‘ex officio’ asnjëherë nuk do të kërkojë largimin e Hashim Thaçit nga posti i Presidentit”, ka thënë analisti Berisha.

Ai ka vlerësuar se Gjykata Kushtetuese vepron vetëm përmes ngritjes së nismave konkrete në adresë të saj.

“E the këtë pasi as presidenti Thaçi nuk është i gatshëm të tërhiqet ashtu kuturu nga posti nëse këtë gjë e kërkon prej tij Gjykata Kushtetuese. Thaçi një gjë të tillë do ta bënte vetëm nëse për vete do të kërkonte ndonjë angazhim tjetër politik p.sh nëse eventualisht ka planifikuar që të rikthehet në postin e mëparshëm të Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ka shumë raste kur Politikanët bëjnë blofe kur thonë se janë të gatshëm të tërhiqen nga posti nëse qytetarët apo dhe anëtarësia e kërkon një gjë prej tyre por asnjëherë në realitet këta nuk kanë qëndruar në fjalë”, ka thënë analisti Ejup Berisha.

Sipas tij, akti i dorëheqjes do ta kishte vlerë më të madhe vetëm nëse politikanët kanë ndërgjegje dhe vetëdije të lartë dhe e kuptojnë se ka ardhur koha të tërhiqen nga postet dhe vendin t’ia lirojnë personave të tjerë.

“Mendoj se kështu do të hapej rruga që të provohen njerëz të ri me përvoja dhe potenciale të reja sepse një individ në politikë është kategori e hargjueshme dhe nuk mund të ofroj ide dhe koncepte të reja e as veprime më ndryshe nëse gjatë kohë qëndron në politikë sepse ai ka krijuar monopol në skenën politike. Askush deri tani nuk ka dhënë dorëheqje nga posti si akt moral apo në bazë të kërkesës së dikujt tjetër përpos nëse nuk është rrëzuar si rezultat i raportit të pafavorshëm të forcave në raport me të”, ka thënë analisti Berisha.

Ai tuje ka shtuar se nëse Presidenti i Kosovës është i gatshëm që të jep dorëheqje atëherë Gjykata Kushtetuese duhet bërë çmos që t’ia plotësoj një “dëshirë” të tillë Presidentit me këtë do të testohej sinqeriteti dhe gatishmëria e Presidentit për ta mbajtur fjalën e thënë.

“Me këtë edhe në Republikën e Kosovës do ti jepej mundësia për zbatim pluralizmit politik në praktikë. E pluralizmi thotë se në politikë duhet pasur ndryshime më të shpeshta me qëllim që të provohen më shumë individ me ide dhe me koncepte tjera të reja sepse në të kundërtën do të ketë monopol dhe kjo do ta shuante konkurrencën që është praktikë e sistemeve moniste. Dhe për fund lutet Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës që mos ta “zhgënjej” dhe “dëshpëroj” Presidentin pra le ti jep gjasë atij që të jep dorëheqje”, ka thënë analisti politik Ejup Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat