Deputeti i LVV-së: Puna e ministrave të LDK-së mjaft pozitive, por udhëheqësit e tyre të partisë zgjodhën Thaçin

Politika

Deputeti i LVV-së: Puna e ministrave të LDK-së mjaft pozitive, por udhëheqësit e tyre të partisë zgjodhën Thaçin

Nga: D.RR Më: 24 maj 2020 Në ora: 16:45
Kurti dhe ministrat e qeverisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në një bisedë për gazetën “Bota sot” ka vlerësuar punën e ministrave të LDK-së, në qeverinë Kurti.

Fillimisht, Bajqinovci thotë se segmentet që kanë përhapur e bashkëpunuar me korrupsion në Kosovë nga LDK janë përgjithësisht grupe që e kanë mbajtur udhëheqjen e partisë, por jo edhe gjenerata e re.

“Kur themi se LDK ka marrë pjesë në instalimin e korrupsionit në Kosovë, është me rendësi të bëhet një dallim. Segmentet që kanë përhapur e bashkëpunuar me korrupsion në Kosovë nga kjo parti janë përgjithësisht grupe që e kanë mbajtur udhëheqjen e partisë. Jo edhe struktura të gjera të saj, apo gjenerata politikanësh të tjerë në këtë parti”, tha Bajqinovci.

Image
Mefail Bajqinovci

Ai ka vlerësuar mjaft pozitivisht punën e ministrave të LDK-së në qeverinë Kurti, teksa ka thënë se partia e tyre nuk i ndoqi ata.

“Ne kemi shpresuar shumë që kjo parti do t'i ndajë rrugët e bashkëpunimit me Thaçin dhe do të orientohet në shndërrimin e saj në një parti që i promovon vlerat e saj burimore politike. Puna e ministrave të LDK në këtë periudhë të shkurtër sipas meje mund të vlerësohet me shenja mjaft pozitive. Mirëpo, LDK, nuk i ndoqi ata. Zgjodhi rrugëtimin me Hashim Thaçin”, vlerësoi deputeti i LVV-së për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat