“Mbetja e Grenellit, më shumë e ka kuptimin e qeverisë së re të Kosovës, sesa kuptimin e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme”

Politika

“Mbetja e Grenellit, më shumë e ka kuptimin e qeverisë së re të Kosovës, sesa kuptimin e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme”

Nga: A.SH Më: 24 maj 2020 Në ora: 22:29
Richard Grenell

Richard Grenell do të vazhdojë të jetë i dërguar i posaçëm amerikan për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë zëdhënësi i tij, Dick Custin.

“Ambasadori Grenell mezi pret që të ndodhin diskutimet e radhës në kuadër të dialogut, sapo të vendoset përbërja e re e qeverisë”, ka thënë Custin.

Lidhur me këtë, profesori Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, sipas kësaj deklarate shihet se definitivsht Grenell do mbetet i pëlqyeri i posaçëm amerikan për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sipas deklaratës së zëdhënësit Richard Grenellit, Dick Custin, shihet se definitivsht Grenell do mbetet i pëlqyeri i posaçëm amerikan për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo na bën të dyshojmë se dialogu me Serbinë do jetë në disfavor të Kosovës për ruajtjen e tërrësisë territoliale e në favor të Serbisë edhe Thaçit për shkëmbime territoresh në mes Kosovës e Serbisë”, thotë Mehazi.

Ai më tej shprehet se, mbajtja e Grenellit ka kuptimin e anës së Isa Mustafës, Haradinajt e Thaçit kundër politikës kurtiane e popullore.

“Mbetja e Grenellit amerikan më shumë e ka kuptimin e qeverisë së re të Kosovës sesa kuptimin e Zgjedhjeve të reja të Jashtëzakonshme Parlamentare në Kosovë. E ka kuptimin e anës së Isa Mustafës, Haradinajt e Thaçit kundër politikës kurtiane e popullore. Dhe se Gjykata Kushtetuese do i jep të drejtën qeverisë së re të pa pëlqyer të Avdulla Hotit si Kryeministër sesa dëshirave politike të Albin Kurtit për përballje të reja zgjedhore parlamentare. Dhe se Grenelli më shumë do anonte nga Serbia për shkëputjen e Mitrivicës së Veriut sesa ruajtjen e Mitrovicës së Veriut. Se fundi i dialogut në krye me Grenellin mund të jetë më i dobishëm për Serbinë e më i dëmshëm për Kosovën” përfundon Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat