Shqelmat e fundit të Hashim Thaçit - Bota Sot
Shqelmat e fundit të Hashim Thaçit

Politika

Shqelmat e fundit të Hashim Thaçit

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 25 maj 2020 Në ora: 16:13
Hashim Thaçi

Kohët e fundit ka plasur një debat i ashpër mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Albin Kurti. Tendenca e këtij shkrimi nuk është për të mbajtur anë, por thjeshtë për të shpërfaqur disa elemente, të cilat besoj se mjaftojnë për të pasur një imazh më të qartë për dy protagonistët e sotëm të jetës institucionale në vend. Së pari edhe tek marrja e pozitave të caktuara ka një dallim esencial. Hashim Thaçi është zgjedhur president pa votat e popullit, me votat e manipuluara të deputetëve dhe nën rrethim të policisë. Ndërsa, Albin Kurti është zgjedhur kryeministër më votat të qytetarëve, të ardhura pikërisht nga dëshpërimi që ka sjellë qeverisja e Hashimit dhe partisë që e themeloi. Pikërisht Thaçi nuk e ka votën e qytetarëve për të qenë në atë pozitë, prandaj s'ka si të jetë president përfaqësues.

Për ironi një njeri i tillë akuzon dike (Albin Kurtin) se “ka uzurpuar zyrën e kryeministrit". Thaçi ka thënë se akterët në vend duhet të fokusohen në respektim të plotë të Kushtetutës. “Nuk e di sa është e rëndësishme që të dërgojmë mesazhe politike këtu, nga kjo hapësirë e burgut të Dubravës, sidoqoftë jetë juve si mediume kemi obligim të ju përgjigjemi, të jemi korrekt e transparent. Ajo çka unë mendoj është që ne të gjithë duhet të fokusohemi në respektimin e plotë të Kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

Për fat të keq kemi një njeri që e ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese po paraqitet dhe po sillet si njëri i paligjshëm në skenën politike”, ka thënë presidenti, gjatë një vizite në Burgun e Dubravës. I pari i shtetit ka thënë se askush nuk duhet të bëjë presion ndaj Gjykatës Kushtetuese ”, duke harruar se është pikërisht personi që më shumë së çdo kush i ka bërë dëme ligjshmërisë së drejtësisë në vend. Ky njeri, si askush tjetër e ka dëmtuar sistemin e drejtësisë duke vendosur prokurorë dhe gjyqtarë me telefonata, vetëm se ishin mbështetës të partisë së tij.

Duhet të jetë shumë i pafytyrë një person që të akuzojë dike tjetër, derisa vet është për turp. Për më tepër si mund të flet ai për uzurpim të pozitës së kryeministrit nga Albin Kurti, kur dihet se Albin Kurti është zgjedhur kryeministër nga votat e qytetarëve dhe deputetëve, duke dalë edhe fitues i zgjedhjeve. Nëse ka një njeri që ka uzurpuar pozitën e tij ai është Hashim Thaçi, i cili ka ardhur në pozitën e presidentit me manipulime të votave të deputetëve, dhe pa votën e qytetarëve.

Le të del Thaçi në popull në vota dhe do e kuptojë se është presidenti i vetëm në botë që nuk ka as 20 % të votave, duke llogaritur këtu votat e PDK-së. I ka hyr frika në bark nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pasi një vendim kundër dekretit të tij nënkupton largimin e tij nga pozita e presidenti, me gjasë të mëdha edhe fundin e tij politikë, për të vazhduar jetën e tij prapa grilave. Thaçi është i frikësuar, megjithëse beson një vendim në favor të tij me ndihmën e atyre gjykatësve që i ka vendosur vetë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat