“Javë e madhe” për Kosovën, a do t’i jap Hashim Thaçi fund jetës politike? Flet analisti politik

Politika

“Javë e madhe” për Kosovën, a do t’i jap Hashim Thaçi fund jetës politike? Flet analisti politik

Nga: N. H Më: 25 maj 2020 Në ora: 21:49
Hashim Thaçi

Janë duke vazhduar edhe me tej “përplasjet” në mes të parit të shtetit dhe të parti të qeverisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë dërguar përsëri porosi që shpërfaqin mospajtimet e tyre, lidhur me situatën politike në Kosovë.

Krejt këto “përplasje”, vijnë kur dihet se kanë mbetur edhe katër ditë nga vendimi përfundimtarë, pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi deri më 29 maj zbatimin e dekretit për mandatarin e ri.

Pra, java në të cilën kemi hyrë po cilësohet si vendimtare për situatën politike në vend. Kjo meqë, deri në fund të saj pritet që organi më i lartë i Drejtësisë, të publikojë vendimin rreth ligjshmërisë së dekretit të presidentit.

E, lidhur me këto zhvillime, ka folur njohësi i çështjeve politike në vend.

Analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se kjo javë pritet të jetë e madhe, pasi sipas tij, mund të gjenerojë një realitet të ri, ose të vazhdojë me avazin e vjetër.

Mehmeti ka një koment edhe për deklaratat e të parit të vendit, Hashim Thaçi, për të cilat thotë se ato shprehin nervoz dhe stres, ndërsa, shton se një vendim kundër dekretit të tij i jep parakohe fund jetës së tij politike, dhe mund të ndodhë e kundërta.

“Realisht ketë javë edhe pritet të jepet vendimi i Gjykatës, ndonëse mund edhe të shtyhet. Gjithsesi, kjo javë mund të jetë java e madhe në sensin që mund të gjenerojë një realitet të ri, ose të vazhdojë me avazin e vjetër. Duke pasur parasysh deklaratat e Thaçit, ato shprehin nervoz dhe stres. Kjo duke pasur parasysh faktin se një vendim kundër dekretit të tij i jep parakohe fund jetës së tij politike, dhe mund të ndodhë e kundërta”, shprehet Mehmeti.

Tutje, ai thekson se vendimi që pritet të merret brenda pak ditëve, do të jetë historik edhe për të ardhmen, që do të shërbej si precedent.

“Prandaj, ky vendim do të jetë historik edhe për të ardhmen, që do të shërbej si precedent edhe për të ardhmen. Andaj, gjykatësit e Kushtetueses kanë në duart tyre vendimin më të rëndësishëm në karrierën e tyre. Të presim çfarë po na ofron java e madhe”, ka thënë analisti politik, Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë nuk e ka përjashtuar dorëheqjen në rast se Gjykata Kushtetuese e shpall antikushtetues vendimin e tij për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër të ri të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat