Hertica: Kurti nuk është uzurpator

Politika

Hertica: Kurti nuk është uzurpator

Më: 26 maj 2020 Në ora: 11:33
Ali Hertica

Analisti Ali Hertica ka komentuar për “Bota sot” deklaratën e presidentit Thaçi i cili thotë se “Kurti ka uzurpuar zyrën e kryeministrit”.

Hertica thotë se kjo deklaratë është e pabazë pasi që Kurti është në atë zyre për shkak të votës së sovranit.

“Thaçi në një komentim për zhvillimet e fundit politike, ku Kryeministrin Kurtin e ka quajtur si “njeri të paligjshëm dhe uzurpator të zyrave të qeverisë është e pa precedent dhe jo politike, sepse Kurti e ka mandatin nga sovrani deri kur të jepet verdikti i fundit nga Gjykata Kushtetuse dhe kjo deklaratë e Thaçit është e pa qëndrueshme dhe jo e një figure të Presidentit të vendit. Kështu që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka uzurpuar zyrën e kryeministrit as një institucion”, thotë Hertica.

Ai tutje thotë se qytetarët janë vetëdijesuar në politikë duke shkaktuar një revolucion demokratik dhe duke ndërruar qeverinë me votën e tyre. Hertica kritikon qeveritë e kaluara për keqqeverisje.

“Tani pas 21 vitesh të qeverisjes kriminale dhe jo funksionale për sovranin të politikave plaçkitëse të taksës që tani është zgjuar qytetari dhe është vetedukim i plot dhe një revolucion demokratik me përfshirjen e qytetarëve kudo që ndodhen, për një fitore historike të forcave demokratike me liderin më perëndimor Albin Kurtin. Qeverisja në fuqi e ka kaluar çdo pritshmëri ndaj se keqes, nga kastat e kaluara politike të drejtuar nga qeveritë e kaluara dhe bukëshkelës, të cili në mes të ditës poshtëroi votën e qytetarëve të varfër të Kosovës, të cilët nuk mund të sigurojnë as bukën e gojës për fëmijët e tyre. Si ka mundësi që te ne në këtë shekull , të jetë instaluar ky sistem dhe kjo udhëheqje e një sekti që deri më tani nuk zbatoi një politik të qartë që kishin shkaktuar vetëm për korrupsion dhe nepotizëm që u shkel mbi gjak dhe viktima dhe po ashtu, pa zbatuar një politikë të pastër total të rinisë Kosovare dhe qytetarit ku degraduan tërësisht deri më tani më këto qeverie mbi 21 vite e z.Kurti nuk është uzurpator por shpëtim institucional dhe shtetëror për sovranin”,  u shpreh Hertica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat