E thotë analisti i njohur: Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese do të krijojë një realitet të ri politik

Politika

E thotë analisti i njohur: Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese do të krijojë një realitet të ri politik

Nga: D.B. Më: 26 maj 2020 Në ora: 15:19
Gjykata Kushtetuese

Nëse pas 29 majit Gjykata Kushtetuese e rrëzon dekretin e presidentit Thaçit, ky i fundit duhet të dorë hiqet ose të shkarkohet, pasi nuk mund më të qëndroj në atë pozitë. Por, deri atëherë analisti Hidajet Ahmeti pret që të shtohen sulmet e presidentit që Gjykata Kushtetuese të merr vendime në favor të dekretit të tij.

Ai ka thënë për gazetën “Bota sot” se nëse Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin për mandatarin, atëherë presidenti Thaçi i ka dy mundësi për ta përmbyllur tendencën e tij për t’i dhënë vetës kompetenca shtesë, por edhe tendencën për të bërë norma kushtetuese aty ku kushtetuta është e heshtur.

Sipas tij, njëra rrugë është brenda kategorisë morale, ku nëse mbështetemi në të kaluarën është vështirë e realizueshme, kurse e dyta ka të bëj më sanksionin si masë ndëshkuese ndaj tij për veprimet anti kushtetuese.

Image
Hidajet Ahmeti

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese do të krijoj një realitet të ri politik, por i cili duhet të jetë objektiv dhe i paanshëm politikisht, në mënyrë që vakum kushtetues të interpretohet për të zgjidhur keqkuptimet dhe keqinterpretimet në këtë rast ku kushtetuta është e heshtur. Por assesi ky aktgjykim të mos prodhoj vakum tjetër kushtetues e anshmëri politike, por të gjykohet objektivisht e profesionalisht”, është shprehur analisti politik Hidajet Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat