Rexhep Selimi tregon a qëndron VV pas protestës së të enjtes dhe respektimin e vendimit të Gjykatës

Politika

Rexhep Selimi tregon a qëndron VV pas protestës së të enjtes dhe respektimin e vendimit të Gjykatës

Nga: G.B Më: 26 maj 2020 Në ora: 21:42
Rexhep Selimi

Për të enjten janë paralajmëruar protesta, për të cilat nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se nuk është organizatore e tyre.

Këtë e ka bërë të ditur, shefi i GP të VV-së, Rexhep Selimi, derisa ka thënë se as nuk e pengojnë askënd për ta bërë atë.

"Po të ishte LVV organizatore zyrtare do ta bënim  të ditur me kohë, por që VV nuk i jep të drejtë e as vetes që qytetarët të mos reagojnë për ato ngjarje që ju dedikohen atyre. VV nuk i ka organizuar këto protesta por as nuk i bën thirrje qytetarëve për të kundërtën", është shprehur Selimi në lidhje direkte për RTV Dukagjini, përcjell Bota sot.

Sa i përket vendimit të Gjykatës, ai ka thënë se nuk do të heshtin nëse vendimi është i padrejtë dhe se Gjykata duhet të marrë vendim të drejtë.

"Do të duhej fillimisht të ishim të përqendruar të fjala çdo, çka do të thotë kjo, nëse brenda fjalës "çdo vendim të gjykatës", shohim vendime të padrejta në shkelje të kushtetutës, VV nuk do të jetë e heshtur nëse vendimi është i padrejtë. është e kuptueshme që gjykata duhet të merr vendim të drejtë. VV ka bërë kërkesë që të rishikohet kushtetutshmëria e dekretit të presidentit, dekret që mjafton të shohësh kushtetutën dhe ta kuptosh se nuk është kushtetues", ka deklaruar Rexhep Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat