Gashi thotë se Thaçi dëshiron ta shpallë VV-në jokushtetuese, tregon mënyrat që po përdor ai

Politika

Gashi thotë se Thaçi dëshiron ta shpallë VV-në jokushtetuese, tregon mënyrat që po përdor ai

Nga: G.B Më: 26 maj 2020 Në ora: 22:35
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Analisti politik, Astrit Gashi, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dëshiron ta realizojë një qëllim të tij, derisa së fundmi po shfaqet shpesh në intervista televizive dhe në konferenca për media.

"Unë mendoj se zoti Thaçi beson se vendimi i gjykatës po shkon në favor të tij. Ai e beson atë punë, ndoshta ai i ka ato informata dhe e di saktë. Po besoj që si president e ka informacionin, sepse e ka rritur tonin. Çdo 2 3 ditë e ka rritur tonin. Për mendimin tim, zoti Thaçi dëshiron të shpërfaqet të thotë se unë të munda, nuk po mund të të duroj hiq. Ky është versioni i butë, se nuk të bëj hiq hesap", është shprehur Gashi në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, përcjell Bota sot.

Ndërsa sipas tij, versioni i dytë është që ai dëshiron ta nxitë VV-në që të bëjë gjëra antikushtetuese, duke e kundërshtuar vendimin e gjykatës dhe kështu ta shpallë Lëvizjen Vetëvendosje antikushtetuese. (Shih videon nga minuta 07).

"Ndërsa versioni i dytë sipas mendimit tim është që zoti Thaçi është i interesuar që ta nxitë Vetëvendosjen që të bëjë veprime që janë ndesh me interesat e saj, pas një verdikti që ai beson se do të jetë në favor të tij nga Gjykata Kushtetuese. Këtu mbështes teorinë e Vebisë që ai dëshiron ta shpallë terroriste Lëvizjen Vetëvendosje, ta gjuajë në një skaj Vetëvendosjen, që ta hedhë jashtë ligjit. Unë mendoj se nëse Presidenti beson se vendimi do të jetë në favor të tij, apo pjesërisht në favor të tij, ai dëshiron që ta nxitë VV që ta sfidojë në forma të jashtëligjshme vendimin e gjykatës dhe në qoftë se VV e sfidon në mënyrë të jashtëligjshme vendimin e gjykatës, do ta ketë shumë të lehtë që ta shpallë VV-në jokushtetuese. Unë mendoj se këtë reaksion dëshiron ta arritë presidenti Thaçi dhe unë mendoj që kjo është kurthi i radhës, pas kurthit të parë për dialogun, që më vjen keq që zoti Kurti ka rënë në kurthin e parë të Thaçit dhe nuk ka arritur të gjindet, mendoj se kjo është kurthi i dytë", ka deklaruar  Astrit Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat