Analisti politik thotë se Thaçi u ngrit në politikë duke shkelur mbi të tjerët, vetëm Albini e Vjosa mund ta dalin atë

Politika

Analisti politik thotë se Thaçi u ngrit në politikë duke shkelur mbi të tjerët, vetëm Albini e Vjosa mund ta dalin atë

Nga: A. J Më: 27 maj 2020 Në ora: 00:02
Hashim Thaçi

Gjendja në të cilën gjendet vendi tash e një kohë është pikërisht si pasojë e udhëheqjes se presidentit aktual Hashim Thaçi i cili i ka sjell aq shumë të këqija Kosovës dhe si i tillë vazhdon të jetë e keqja e vendit.

Opinionisti dhe analisti Faton Mehmeti ka thënë për “Bota Sot” nuk është risi fakti se divergjencat mes Thaçit- Kurtit si dhe Vjosa janë të mëdha.

“Natyrisht se Thaçi është ideatori i gjendjes së mjere në të cilën ndodhet vendi ynë, është njeriu fal të cilit krimi, korrupsioni ka lulëzuar. Ndërsa Vjosa dhe Albini, siç po shihen janë të një mendje, dhe gjërat i shohin krejt ndryshe nga se i sheh Thaçi. Ky i fundit duket të jetë i lodhur nga politika , por nuk mundet kollaj të del nga kjo valle ku është futur, sepse është i shantazhuar. Faktikisht, në një situatë normale, ndasitë e tilla nuk janë për tu patur zili, ngase ata që pësojnë janë qytetarët. Mirëpo, Thaçi është njeriu që është ngritur në karrierë politike duke shkelur mbi të tjerët, dhe tanimë ka vetëm një synim si të del nga politika i qetë”, ka thënë Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat