Replikat mes Thaçit dhe Kurtit, Hertica: Janë të panevojshme, Kurti e ka besimin e sovranit

Politika

Replikat mes Thaçit dhe Kurtit, Hertica: Janë të panevojshme, Kurti e ka besimin e sovranit

Nga: A.SH Më: 27 maj 2020 Në ora: 16:56
Albin Kurti, Hashim Thaçi

Tash e një kohë Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Albin Kurti po përdorin një gjuhë të ashpër mes veti.

Analisti Ali Hertica në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, replikat mes Presidenti dhe Kryeministrit në këtë kohë pandemie janë të panevojshme.

“Në kohën kur edhe Kosova po përballet me pandeminë dhe numri i personave të infektuar me Covid-19 ka kaluar mbi 1000 skena politike vazhdon përplasjet se si duhet vepruar pas mosbesimit të qeverisë së Albin Kurtit. Tani thuajse janë të shpeshta replikat në distancë mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ku është e pa nevojshmne kjo gjuhë dhe skenë nga Presidenti i vendit , dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti”, shprehet Hertica.

Ai duke komentuar edhe deklaratën në të cilën Thaçi e quajti uzorpatrë të institcuioneve Kurtin tha se, Kurti e ka besimin e sovranit .

“Kreu i Shtetit e quajti edhe uzorpatrë të institcuioneve kryeministrin e vendit por Kurti e ka besimin e sovranit deri në verdiktin e Gjykatës Kushtetuese të vendi dhe kjo situatë aktuale nuk ka kurrfarë politike të bashkpunimit institucional me kryemininstin në deytrë Kurtin dhe njëherë liderit të Lëvizjes Vetëvendosje” tha ai.

Ai me tej thotë se, vendimin e Gjykatës Kushtetuese duhet ta pres çdo lider.

“Kur të gjitha këto probleme janë të dëgruar në Gjykata Kushtetuese çdo lider partiak duhet të pres verdiktin e këtij organi që është koka e drejtësisë së Republikës dhe duhet të bazohet vetëm në interpretimin e Kushtetutës në marrjen vendimit.
Secila kushtetutë e ka domosdoshmërisht një kuptim para interpretimit të saj. Kuptimi i interpretimit kushtetues bazohet në polemikën e përjetshme mes juristëve: A duhet interpretimi i një kushtetute të bazohet në “germën/shkronjën” apo në “frymën” e saj, këtë do të thoë vet Gjykata dhe Teoria kushtetuese dhe identiteti kushtetues kosovar, dhe duhet të pranohet nga çdo palë, dhe subjekt poltik që është në frymën kushtetuese të Republikës së Kosovës , as Presidenti e as Kryeministri nuk duhet të luajnë lojë fëmijërore por të tregohen burrshtetas të vertet të shtetit ligjor dhe demokratik”, përfundon Hertica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat