“Protesta, presion ndaj Gjykatës Kushtetuese”

Politika

“Protesta, presion ndaj Gjykatës Kushtetuese”

Nga: A.SH Më: 28 maj 2020 Në ora: 14:49
Protesta në shesh

Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur protestën e dytë si provë edhe pse në kohë pandemie.

Ata kanë thënë se kanë marrë leje edhe na policia e Kosovës për një tubim të tillë.

Lidhur me këtë në një prononcim për “Bota sot”, profesori Sulejman Mehazi, ka thënë se, këto protesta nuk janë të këndshme në kohë pandemike.

“Nuk është e këndshme protesta e partive politike në këtë kohë pandemike globale, mirëpo ja që për partitë politike në Kosovë çdo gjë është e lejueshme, sidomos, e partive në pushtet sikurse që është LVV. Në njërën anë, qeveria në krye me LVV merr masa për të luftuar Covid-19, në anën tjetër, e njëjta parti fton popullatën në protesta për të ushqyer pandeminë”, thotë Mehazi për Bota Sot.

Ai me tej shton se, kjo protestë po mbahet vetëm për t’i dhënë e presionit psikologjik ndaj Gjykatës Kushtetuese

“Protesta e LVV-së nuk mbahen për diç përpos për t'i dhënë shtypje Gjykatës Kushtetues të Kosovës për të votuar negativisht ndaj Qeverisë së re të Hotit. Kjo protestë më shumë e ka qëllimin e presionit psikologjik ndaj Gjykatës Kushtetuese për dy gjëra, një, për të shtyrë dhe njëherë afatin e vendimit përfundimtar, dy, për të vendosur kushtetuesja pro Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme Parlamentare. Mendojmë se LVV-ja me protestën e kësaj kohë të rrezikshme pandemike gabon rëndë, këtu shihet se LVV-ja në plan të parë e ka interesin partiak e jo popullatën e sulmuar nga pandemia” përfundon Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat