Flet Tomë Gashi për “Bota Sot”, tregon se cili do të jetë vendimi i Kushtetueses

Politika

Flet Tomë Gashi për “Bota Sot”, tregon se cili do të jetë vendimi i Kushtetueses

Nga: A. J Më: 28 maj 2020 Në ora: 21:50
Tomë Gashi

Vendimi i shumëpritur i Gjykatës Kushtetuese pritet që të jepe shumë shpejt derisa nuk dihet ende se çka saktësisht mund të parashihet në vendim.

Avokati dhe anëtari i Vetëvendosjes Tomë Gashi në një prononcim për “Bota Sot” ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk guxon të rishkruaj asnjë pikë dhe duhet vetëm ta komentoj Kushtetutën e Republikës se Kosovës. Gashi është i bindur se Kushtetuesja do të vendos në favor të VV-së dhe se vendi do të shkoj në zgjedhje.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka mundësi dhe nuk guxon të rishkruaj asnjë pikë të Kushtetutës se Kosovës dhe ka të drejtë vetëm të komentoj Kushtetutën dhe që të vendos lidhur më kërkesën e Vetëvendosjes dhe kështu të anuloj dekretin e presidentit Thaçi.

Për formimin e qeverisë se re antikushtetues nëse Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë duhet ditur se ka shkelje të kushtetues dhe se dikush do të marr përgjegjësi për ketë andaj besoj se vendimi do të jetë në favor të VV-së dhe do të aprovohet kërkesa. Pra situata është e thjeshtë gjithmonë nëse nuk ka ndërhyrje politike tek gjyqtaret e Gjykatës Kushtetuese, sepse mundësitë janë që gjyqtaret kanë marr edhe kërcënime të ndryshme dhe presione nga më të ndryshmet, andaj ata duhet të vendosin drejtë dhe jo për qefin e presidentit Hashim Thaçi sepse ai të gjitha këto i ka llogaritur kur ka dekretuar Avdullah Hotin për kryeministër” ka thënë Gashi.

Sipas tij është e domosdoshme që Kushtetuesja ta shpall si antikushtetues dekretin e Thaçit, dhe se vendi të shkoj në zgjedhje përndryshe situata do të mund të jetë ndryshe.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat