"Punë dreqnije e Agim Veliut"

Politika

"Punë dreqnije e Agim Veliut"

Nga: H.O. Më: 29 maj 2020 Në ora: 15:16
Agim Veliu

Profesori dhe njohësi i ҫështjeve politike, Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Maxharraj thotë se në krijimin e qeverisë së re më I gëzuari duhet të jetë Agim Veliu.

Maxharraj më tutje thotë se derisa zëvendësministër i brendshëm do të jetë Goran Rakiq, aim und të akordohet më Agim Veliun.

Postimi i plotë (pa ndërhyrjen e redaksisë):

PUNË DREQNIJE E AGIM VELIUT.

Në këtë qeverin e re te turpit me i gezueshmi si duket do te jetë Agim Veliu,sepse ai përseri do te emrohet si ministër i mbrendshëm,për te nisë punën aty ku se ka filluar fare,sepse ate nuk e paten qu atje për punë por për dreqni.

Kurse për z/ministër te ministris se mbrendshme po vijka Goran Rakiq nga Lista Serpska,qetniku qe e ka nëd dorë Veriun e Kosovës.

Ndoshta ne këtë ministri për mrekulli do te akordohën Agim Veliu dhe Goran Rakiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat