Kushtetuesja vendosi ashtu si deshën Thaçi e Mustafa

Politika

Kushtetuesja vendosi ashtu si deshën Thaçi e Mustafa

Nga: D.B. Më: 29 maj 2020 Në ora: 15:16
Thaçi-Mustafa

Vetë mënyra së si është prishur koalicioni LDK dhe VV, ka provokuar reagime dhe ka ndikuar në thellimin e krizës politike e institucionale në Kosovë.

Qeveria e shpresës e dalë nga vota e lirë, u rrezua së ju prishi planet grupeve të ndryshme te interesit.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skënder Mulliqi i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se rrëzimi i qeverisë nga LDK-ja nuk ishte justifikim, pasi u përdhos vullneti i shumicës për ndryshime, pas një kohe të gjatë.

Image
Skender Mulliqi

“LDK si pjesë e qeverisë, Opozita, dhe presidenti Thaçi, nuk u ndalën duke i sulmuar pa bazë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Kurti u soll më dinjitet dhe mbrojti parimet e shtetësisë të Kosovës, nga avanturieret e politikës shqiptare, dhe nga aventurierët e politikës ndërkombëtare. Verdikti nga Gjykata Kushtetuese pro Avdullah Hotit për qeveri te re, duke iu shmangur praktikave të deritashme kushtetuese, pse ashtu dashtën Thaçi e Mustafa. Ka qenë e ditur për shumë kënd së vendimi për shtyrje ka qene i ndikuar politikisht, për të vendos përfundimisht Gjykata krejt ndryshe u bë e ditur në orët e vona të datës 28 maj. Po ashtu ka qenë iluzore të pritet ndonjë vendim ndryshe i gjykatës”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

Sipas tij, promotori i rrëzimit të qeverisë Kurti, Ricard Grenel, u lajmërua në përkrahje të vendimit të Gjykatës , i cili po dëshiron arritje të një marrëveshje më Serbinë para zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.

“Dhe kjo marrëveshje ka mundësi të jetë një pazar shumë i dhembshëm për Kosovën. Proceset demokratike dhe zhvillimore mund të prolongohen por jo shumë gjatë, sepse vullneti i popullit është vullneti i Zotit. Në dorë të Gjykatës ishte përcaktimi për reformat tepër të nevojshme në Kosovë, e ajo zgjodhi anën e kundërt të medaljes. Kosova po zbrazët nga pa perspektiva e krijuar, nga korrupsioni galoponte, pa punësia enorme, varfëria, nepotizmi, klintelizmi e shumë çka tjetër. E pas këtij vendimi shumë lehtë mund të shohim eksodin më të madhin deri me sot, nëse nuk përcaktohen rinia të qëndrojnë që ta ndryshojnë me metoda demokratike rrjedhat jo të mira shoqërore. Rivaliteti politik bëhet mbi parimet e bazuara, e jo mbi thashetheme, intriga insinuata dhe manipulime. Këto nuk i shërbejnë stabilitetit aq të nevojshëm politike, stabilitetit institucional dhe stabilitetit ekonomik të Kosovës”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat