Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Tomë Gashi ka një thirrje për popullin e Kosovës: Bashkohuni për kauzën e vetme...

Politika

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Tomë Gashi ka një thirrje për popullin e Kosovës: Bashkohuni për kauzën e vetme...

Nga: G.B Më: 30 maj 2020 Në ora: 08:33
Tomë Gashi

Reagime pro e kundër ka pasur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në favor të dekretit të presidentit Hashim Thaçi.

Por këtë vendim avokati Tomë Gashi, e quan antikushtetues, i cili thotë se i ka vjedhur shpresën popullit të Kosovës për një të ardhme më të mirë dhe tregoi se kemi pushtet të ri po shtet të kapur.

"Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë një vendim antikushtetues, i ka vjedhur shpresën popullit të Kosovës për një të ardhme më të mirë, për një normalizim të Kosovës si shtet duke i kthyer në pushtet ata të cilët qytetarët e Republikës së Kosovës i larguan nga pushteti 20 vjeçar me votën e lirë të 6 tetorit 2019. Gjykata Kushtetuese faktikisht vërtetoi se ne kemi qeveri të re, qeverinë Kurti, kemi pushtet të ri, por kemi shtete të kapur nga ata që për 20 vite asgjë të mirë nuk bënë për Kosovën", është shprehur ai.

Sipas Gashit, me aktgjykimin në mesnatë, Gjykata tentoi ta arsyetojë dekretin e presidentit për ta vjedhur votën e qytetarit, duke parandaluar zgjedhjet e reja për një kohë, që janë të paevitueshme.

"Gj.K me aktgjykim e saj të sjellë në mesnatë, në vend se të bëjë interpretimin e Kushtetutës, tentoi ta arsyetojë dekretin e presidenti për ta vjedhur votën e qytetarit të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019. Aktgjykimi i Kushtetutës për një kohë parandaloi zgjedhje të reja të cilat në asnjë mënyrë nuk mund të evitohen, sepse janë e vetmja mënyrë, që zgjedhjet të jenë zgjidhje", ka vlerësuar avokati.

Ai shton se Gjykata ka bërë sikur VV si parti fituese nuk ekziston por që në zgjedhjet e ardhshme do të fitojë mbi 51 për qind.

"Gj.K ka shkruar aktgjykim thuajse nuk ekziston fare fituesi i zgjedhjeve LVV dhe tani ka dhënë një porosi të qartë se në zgjedhjet e ardhshme të cilat do të mbahen shpejt, detyrimisht duhet të fitohen mbi 51 %, që të mund njëherë e përgjithmonë të normalizohet shteti i Kosovës dhe të largohen nga pushteti ata të cilët me votën e tyre të lirë votuan edhe Gjykatën Speciale kundër UÇK-së, ndërsa thirren në vlera të UÇK-së duke e mbajtur pushtetin me dhunë për 20 vite", ka theksuar Gashi.

Ai thotë se tani qytetarët duhet të bashkohen që të fitohen zgjedhjet nga VV dhe të mos i lihet në dorë pushteti presidentit e as Gjykatës që t'i jap pushtetin partive të tjera.

"Tani populli i Kosovës-qytetarët duhet të bashkohen rreth një kauze të vetme, të fitohen zgjedhjet nga LVV dhe atë mbi 51 % dhe pastaj të mos e lëmë në dorë të askujt, e as të presidentit dhe as të Gjykatës Kushtetuese të kapur, që pushteti të ia jap pushtetin partisë së 7, 4 te 3 dhe te 2, duke e eliminuar partinë e parë, e cila definitivisht do të jetë për shumë kohë partia fituese dhe e para në Kosovë", ka deklaruar avokati Tomë Gashi për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat