Deputetja e Vetëvendosjes me akuza ndaj LDK-së, tregon arsyen pse e rrëzuan Kurtin

Politika

Deputetja e Vetëvendosjes me akuza ndaj LDK-së, tregon arsyen pse e rrëzuan Kurtin

Nga: A.M. Më: 30 maj 2020 Në ora: 12:08
Albin Kurti

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi-Murtezi, në një intervistë për “Bota sot”, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thyer parimet e bashkëqeverisjes.

“Duke thyer parimet e bashkëqeverisjes, duke shkelur vendimet e marra bashkë, LDK edhe inicioi mocionin e mosbesimit, dhe kësisoj mori bajrakun dhe braktisi koalicionin”, ka thënë ajo për “Bota sot”.

Gjithashtu, deputetja e VV-së ka thënë se  përmbysja e rendit të instaluar qeverisës, prioriteti i luftës së korrupsionit dhe nepotizmit, bëri që kjo qeveri të rrëzohet.

“Duke e ditur se LVV është për herë të parë në udhëheqjen e qeverisë, ishte befasia e cilësisë në udhëheqje, dhe në anën tjetër tregues për rritje të saj në të ardhmen e afërt. Përmbysja e rendit të instaluar qeverisës, prioriteti i luftës së korrupsionit dhe nepotizmit, bëri që kjo qeveri të rrëzohet, bashkë me tentativën për të krijuar një qeveri të re pa fituesin e zgjedhjeve”, ka deklaruar Demi-Murtezi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat