Kush janë dy liderët e Kosovës të shantazhuar me dosje të UDB-së për të bërë pazare me tokën e Kosovës, ish-agjenti i SHIK-ut zbulon detaje

Politika

Kush janë dy liderët e Kosovës të shantazhuar me dosje të UDB-së për të bërë pazare me tokën e Kosovës, ish-agjenti i SHIK-ut zbulon detaje

Nga: N.Sh Më: 30 maj 2020 Në ora: 13:37
Naim Miftari

Synimet e Serbisë për të arritur një marrëveshje për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, sipas ish-eprorit të lartë të UÇK-së, policisë dhe ish-agjentit të SHIK-ut, janë shumë të rrezikshme.

Naim Miftari, po konsideron se Serbia ka për synim kushtëzimin me ndarje të Kosovës.

Ai shton se Serbia është fuqizuar në aspektin ekonomik e ushtarak, kurse Kosova në krim të organizuar dhe korrupsion.

Miftari në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën se janë të kushtëzuar me dosje të UDB-së.

Ish-agjenti i SHIK-ut, tutje potencon se, Serbia i ka forcuar pozicionet e veta ushtarake e diplomatike, nga momenti kur nga udhëheqës të Kosovës është pranuar decentralizimi në kohën e UNMIK-ut ku Luftfi Haziri ishte vetë aktor i decentralizimit.

“Serbia gjithashtu i ka forcuar pozicionet e veta edhe nga koha kur Hashim Thaçi është kapur nga dosjet e UDB-së serbe dhe vrasjet politike. Ai është ulur në tavolinë i mundur ende pa filluar bisedat, e më pastaj dihet si shkonin në biseda në Vjenë, fare të pa përgatitur, vetëm me duar në gjepa, ku më shumë i interesonte Hashim Thaçit sekretaresha dhe numri i telefonit të sekretareshës së Ivica Daçiçit sesa çka po flitet në tavolinë ku vendosej dhe lidhej fati i shtetit të brishtë të Kosovës. Qëllimi serb është marrja nën kontroll e 30 deri 40% të territorit të Kosovës sidomos pjesa veriore ku janë pasurit kryesore të Kosovës si Xehet e Trepçës, pastaj ujë i pijshëm i Gazivodes dhe pika strategjike ushtarake e quajtur Maja e Panqiqit ku nga aty Serbia me rreze të radarëve ushtarak Rus ose Kinez mundë ta kontrollon territorin në rreze të madhe deri në Turqi”, thotë Naim Miftari.

Sipas Miftarit, përveç ndarjes së Kosovës Serbia po tenton që në pjesën tjetër qendrore të Kosovë, ku janë kishat serbe dhe manastiret, “akademi” të politikës së urrejtjes dhe shfarosjes së shqiptarëve, të siguron autonomi territoriale dhe gjithmonë ato të shërbejnë si thika serbe në territorin e Kosovës.

Prandaj ai shton se Kosova duhet të vepron urgjent që ta zbaton planin e kundërveprimit me hapat ligjor që po i bënë edhe Mali i Zi kundër kishave Serbe, e kjo mundë të arrihet vetëm duke i nxjerr jashtë lojës politike dhe diplomatike Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën.

“Të ja lësh fatin e Kosovës në dorë të Hashim Thaçit e Isa Mustafës është si me ja lënë fatin tonë me vendos vetë Beogradi, ose me ja lanë për të vendosur dhëndurët Serb. Është koha të mos lejohen të thellohen gabimet, sepse Kosova ka bërë shumë gabime dhe lëshime për karshi Serbisë dhe ndërkombëtarëve pasi spektri politik shumica janë të korruptuar dhe me dosje të UDB-së, dhe nuk guxojnë të thonë në asnjë opsion “NE” ose NOUU”, thotë Naim Miftari.

Prandaj sipas tij, edhe rrëzimi i Qeverisë Kurti është bërë pikërisht për këtë qëllim, që të realizohen kërkesat e Serbisë nga të korruptuarit dhe të shantazhuarit me dosjet e UDB-së.

“Edhe rrëzimi i Qeverisë Kurti është bërë me qëllim që të sillen në pushtet servilët politik të korruptuarit që do ti thonë PO çdo planit për dëmtimin e territorit të Kosovës. Ne në Kosovë nuk do ti kemi punët mirë, Kosova duhet të veproj si shtet i fuqishëm si shtet sovran dhe i pa varur e jo si territor i mafies dhe si territor banane republikë dhe pronë e dhëndurëve Serb. Me Serbinë duhet të flitet për kufomat që i kanë zhdukur, për krimet e luftës, për dëmet e luftës, për vjedhjet e plaçkitjet që ju kanë bërë popullit tonë tash e 120 vjet rresht nga pushteti Serb. E vetmja shpresë në këtë gjurullti botërore është qëndrimi Gjerman, sidomos i Angela Markelit se nuk ka ndryshim të kufijve, hap i cila do të hapte shumë kriza tjera edhe në shtetet tjera edhe në Evropë”, thotë Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat