Mulliqi: Qeverinë Hoti do ta presin sfida shumë të vështira në bisedime me Serbinë

Politika

Mulliqi: Qeverinë Hoti do ta presin sfida shumë të vështira në bisedime me Serbinë

Nga: D.B. Më: 31 maj 2020 Në ora: 15:39
Avdullah Hoti

Ndonëse  Qeveria e Republikës së Kosovës kishte vetëm  50 ditë të rregullta në pushtet dhe 50 ditë tjera si qeveri në detyrë, megjithatë ajo menaxhoi shumë mirë pandeminë dhe shumë çka tjetër.

Andaj me të drejtë u cilësua si qeveria e suksesit, ë Vjosa dhe Kurti si personat më kontribuues në këtë drejtim.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skender Mulliqi i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se kjo mund t’ju ndodhë vetëm shqiptarëve që janë të mbushur me inate dhe me interesa personale duke u treguar se nuk janë nacionalistë në kuptimin pozitiv të fjalës, siç janë shtetet më demokratike sot të Evropës.

“Tani shtrohet pyetja vetevetiu,se si është e mundur dhe a do të kishte ndodhur diku në botën demokratike që një qeveri e tillë të rrezohet? Sigurisht që jo në asnjë mënyrë. Ne jemi bërë popull për studim, që nuk e përfillin vullnetin e shumicën  se si për një plesht e djegim edhe jorganin. Shumica kanë menduar se koalicioni qeverisës LVV –LDK , aq shumë i mirëpritur nga qytetarët se do të ketë jetëgjatësi shumë më të madhe. Kështu nuk mendoj, së pari partneri i koalicionit LDK , e cila doli nga ky koalicion në mënyrë të pa pritur në kohë pandemie”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Image
Skender Mulliqi

Sipas tij, Kushtetuesja veproj në favor të formimit të qeverisë së re të, Avdullah Hotit të LDK-së.

“Pa hy në detale se nga shumë jurist janë zbërthyer solucionet dhe mundësit tjera ligjore, mua më intereson sikurse edhe shumicës së qytetarëve. Atëherë pse Gjykata nuk e mori para sysh edhe faktin madhor se proceset mos të kthehen mbrapa. U përcaktua për ata që e kishin pushtetin për shumë vite dhe të cilët edhe shumë të këqija na lan mbrapa. Na lanë mbrapa varfërinë e madhe  dhe bën që shumica edhe të largohen nga vendi. Këtë gjë gjykata nuk e mori para sysh dhe nuk do të kishte bërë asnjë shkelje ligjore, veç që do të ishte treguar për prosperitet dhe avancim të proceseve demokratike të lëna në gjysmën të rrugës , ose edhe të kthyera mbrapa. Gjithashtu do të ishte veprim komfor praktikave të deritashme kushtetuese”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Kurse se sa do të tregohet një qeveri e re efikase me “prapanica të vjetra politike” siç thuhet analisti Mulliqi ka thënë se kjo mbetet të shihet.

“Qeverinë Hoti sigurisht se do ta presin sfida shumë të vështira në bisedimet më Serbinë që pikërisht kjo temë edhe e rrëzoi qeverinë Kurti nen trysnin e amerikanit Grenel .Zor shumë së kjo qeveri të jetë afatgjate, kur edhe PDK po kërkon pa u konstituar ende nga Kuvendi , zgjedhje të reja, dhe kur dihet së VV ka paralajmëruar se nuk e pranon lehtë një fakt të tillë nga gjykata, si parti fituese e zgjedhjeve .Nëse ndodhë që procesi i dialogut më Serbinë të marr epilog negativ për Kosovën, nënshkruesit e saj gjithmonë do të mbajnë si turpin më të madh mbi supe, edhe përkundër nëse gjejnë justifikime të pa baza, për presione nga faktori ndërkombëtar. Kur jemi të kjo temë, Evropa dhe Amerika , ka mundësi ta pranojnë tezën shoviniste nga ish presidenti serb, Boris Tadiq , së “nuk është e mundur që shqiptarëve tu takojnë të gjitha e Serbisë asgjë”. Nëse për neve kjo është e pa pranueshme , dhe sigurisht se është , kur dihet së Serbia historikisht është zgjeruar më territoret shqiptare , për shumë shtete të Evropës kjo logjike serbe mund te jete normale”, ka thënë analisti Mulliqi.

Sipas tij, shumë e udhës do të kishte qenë që të formohej një qeveri kalimtare nga ekspertet që do ti përgatitë zgjedhjet dhe për atë kohë, do ta bënte edhe reformën zgjedhore ,që do të ishte shumë e nevojshme dhe e shëndetshme për demokracinë , si dhe për ti evituar keqpërdorimet brenda partiake.

“Shumë do të kontribuonte gjithashtu në mbarëvajtjen e zgjedhjeve , si dhe ne largimin e strukturave të burokratizuara dhe të korruptuara, nga skena jonë politike”, ka përfunduar analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat