“Qeveria Hoti”, ja sfidat e mëdha që e presin – analisti politik ka një paralajmërim për përballjen që do ta ketë me VV-në e PDK-në

Politika

“Qeveria Hoti”, ja sfidat e mëdha që e presin – analisti politik ka një paralajmërim për përballjen që do ta ketë me VV-në e PDK-në

Nga: N. H Më: 1 qershor 2020 Në ora: 20:50
Ramush Haradinaj dhe Avdullah Hoti, foto nga legjislatura e kaluar

Ekzekutivi i ri, që pritet të drejtohet nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas këtij subjekti do të votohet të mërkurën.

Lidhja Demokratike e Kosovës, së cilës Gjykata Kushtetuese ia njohu të drejtën e formimit të qeverisë, ka dorëzuar në kuvend kërkesën për mbajtjen e seancës për të mërkurën në ora 11:00.

E, për të folur rreth sfidave që e presin qeverinë në ardhje, për gazetën “Bota sot”, ka folur analisti politik.

Njoësi i cështjeve politike e ekonomike, Mustafë Kadriaj, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se qeverinë e re e presin sfida të mëdha politike dhe ekonomike.

Kadriaj gjithashtu thotë se Qeveria Hoti do të ketë presion të madh edhe për bisedimet me palën serbe, që konsideron se nuk do të jetë e lehtë për tu menaxhuar.

Image
Mustafë Kadriaj

“Tani më pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese duke i dhënë dritë të gjelbër mandatarit të nominuar nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti duke vlerësuar që java e ardhshme do të mbyllet me Hotin si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës. Si çdo punë në jete i ka sfidat e veta vlerësoj që qeverinë e re do e përcjellin dy sfida si ajo politike dhe ekonomike të cilat do jenë vendimtare që të përcaktojnë karrierën politike të Hotit”.

“E them këtë sepse do këtë intensitet njëherit presion të madh për bisedime me palën serbe që nuk do jetë e lehtë për tu menaxhuar e aq më shumë që do përballet me opozitarizmin e Lëvizjes Vetëvendosje si në parlament po ashtu edhe në rrugë duke mos përjashtuar edhe PDK-në, sepse nuk ka disponim as PDK-ja që të ketë sukses kjo qeveri diçka e natyrshme, dhe e pritshme për partitë opozitare ndërsa krahas kësaj do përballet me rimëkëmbjen ekonomike për shkak të pasojave që la pandemia Covid-19 që do kërkojë strategji e cila do jetësohet nga mundësit financiare që do sigurohen për të vendosur në binar ekonomin në vend”, ka thënë Kadriaj për gazetën “Bota sot”.

Tutje, njohësi i ekonimisë shton se Hoti i LDK-së ka kompetencë të lart edukative profesionale, por sesa do e jetëson atë dije të akumuluar varet krejt nga rrethanat politike.

“Duke njohur profilin e Hotit, si profesor vlerësoj që ka kompetencë të lart edukative profesionale, por sesa do e jetëson atë dije të akumuluar varet nga rrethanat politike në vend që do diktohen na agjenda dhe kursi politik e nivelit të bisedimeve të cilat do atakohen me opozitarizmin e partive opozitare ku dihet që janë dy subjekt me përvojë politike si PDK-ja dhe VV-ja, që duke u bazuar në praktikat e mëhershme qeverisja në Kosovë, për fat jo të mirë më shumë jetësohen proceset me muskujt sesa kapaciteti intelektual, që kjo do e vështirëson jetësimin e qeverisë së Hotit, që njëherit do jetë pikë kthesë për karrierën politike të këtij të fundit”, ka thënë krejt në fund Mustafë Kadriaj, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat