Zëvendëskryeministri Haki Abazi flet për “Bota sot” rreth propozimit të Vjosa Osmanit – kjo është agjenda e Thaçit për ndarjen e vendit

Politika

Zëvendëskryeministri Haki Abazi flet për “Bota sot” rreth propozimit të Vjosa Osmanit – kjo është agjenda e Thaçit për ndarjen e vendit

Nga: A. J Më: 2 qershor 2020 Në ora: 22:11
Vjosa Osmani, Rifat Jashari

Ideja e Kryeparlamentares Vjosa Osmanit që kryeministër i vendit për një periudhë të caktuar të jetë Murat Jashari ka marrë përkrahje të jashtëzakonshme sidomos nga deputete e Vetëvendosjes.

Osmani ka thënë se e vetmja mënyrë për të parandaluar polarizimin ekstrem dhe përplasjet e mëdha në këto kohë sfiduese do të kishte qenë një qeveri tranzitore, ta zëmë për 6-9 muaj, e udhëhequr nga një figurë unifikuese mbi-partiake dhe me ministra teknik”.

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se një propozim i tillë nga Vjosa Osmani tregon për pjekurinë politike të saj dhe se si i tillë është figurë unfikuese.

Image
Haki Abazi

“Propozimi i Vjosa Osmanit është i arsyeshëm the tregon pjekurinë politike. Murat Jashari është figure unifikuese dhe mobilizon të gjithë qytetarët për të dalë nga kjo situatë ku e kanë futur vendin pas rrëzimit të qeverisë “Kurti”. Veprimet e Hashim Thaçit e kanë sjellë në shembjen e rendit demokratik e kushtetutës, kjo është pika kuliminante e agjendës se “Thaçit” në ndarjen e vendit dhe shpëtimin te lëkurës se tij”, ka thënë zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat