Paralajmëron juristi për seancën e nesërme, ka gjasa që të pengohet mbajtja e saj

Politika

Paralajmëron juristi për seancën e nesërme, ka gjasa që të pengohet mbajtja e saj

Nga: N. H Më: 2 qershor 2020 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar sot emrat e ministrave të rinj në qeverinë e re, për të cilën pritet të votohet të mërkurën në Kuvendin e Kosovës.

Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, duke folur pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, ka thënë se ka pasur pajtim të plotë për emrat e ministrave.

“Driton Selmanaj për zëvendëskryeministër nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami si ministre e Financave, Besjan Mustafa si ministër i Bujqësisë, Vlora Dumoshi si ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Anton Çuni mbetet si ministër i Mbrojtjes, Arban Abrashi si ministër të Infrastrukturës, Agim Veliu si ministër i Brendshëm dhe Armend Zemaj si ministër i Shëndetësisë”, ka deklaruar Hoti.

Nga ana tjetër, VV-ja ka paralajmëruar edhe protesta masive.

Për të folur për zhvillimet e fundit në vend, “Bota sot”, ka kontaktuar Blerim Burjani.

Njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se për shkak të heshtjes së Lëvizjes Vetëvendosje, ka gjasa që nesër të pengohet puna e Kuvendit të Kosovës, kur pritet të votohet ‘Qeveria Hoti’.

“Po që se nuk ka ndonjë opstrukcion dhe probleme të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend të cilët po heshtin tërë ditën, gjasat për të penguar punën e Kuvendit mund të ndodhin, të shpresojmë se nuk do të ketë probleme të kësaj natyre”, ka thënë juristi Burjani.

Kurse, i pyetur se i ka numrat koalicioni LDK-AAK-AKR, Burjani ka thënë se krejt kjo varet ditën e nesërme, përkundër se është deklaruar se i kanë numrat.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partitë tjera të koalicionit kanë deklaruar se i kanë numrat , kjo do të shihet nesër, dhe duhet të presim ditën e nesërme për të pare votimin e kësaj qeverie të re”, ka thënë ai.

Në fund, ai ka thënë sa i përket qeverisë teknike, një gjë të tillë pohon se ka thënë edhe në të kaluarën.

“E them prapë, si e kam thënë gjatë kësaj kohe, më mirë të kishte shteti qeveri teknike se sa qeveri koalicioni, por partitë nuk e japin privilegjin dhe nuk e donë askujt t’ua lanë punësimin e paligjshëm dhe shumë gjëra tjera”, ka përfunduar juristi dhe njohësi i çështjeve juridike në vend, Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat