Ky është grupacioni politik famëkeq që ia shuajti shpresën Kosovës

Politika

Ky është grupacioni politik famëkeq që ia shuajti shpresën Kosovës

Nga: A. J Më: 3 qershor 2020 Në ora: 21:49
Hashim Thaçi, Isa Mustafa

Qeveria e Republikës se Kosovës në krye me Avdullah Hotin e presin jo pak punë ditëve të ardhshme, sidomos pas asaj që Qeveria tashmë e shkuar e Albin Kurtit ka vendos reciprocitet ndaj Serbisë.

Votimi i Qeverisë Hoti sot është cilësuar si vullnet i vjedhur dhe mos respektim i vullnetiti qytetar andaj edhe ka jashtëzakonisht shumë qytetarë të pakënaqur dhe që kanë qenë për zgjedhje të reja në vend e jo Qeveri ku udhëheq LDK-ja.

Njohësi i çështjeve politike dhe gjeopolitike Mirsad Voca në një prononcim për “Bota Sot” ka thenë se heqja e reciprocitetit ndaj Serbisë, do vë Kosovën në një pozitë të pafavorshme negociuese në dialogun për normalizim marrëdhëniesh, sepse nënkupton që Qeveria e re si vegël e Presidentit të Kosovës po e pranon edhe zyrtarisht se nuk është Shtet përball Serbisë.

Image
Mirsad Voca

“Prandaj, Kosova do të duhej të jap edhe diçka, të sakrifikoj ende për një lloj normalizimi marrëdhëniesh. Fatkeqësisht, llogaritë janë bërë paraprakisht midis një grupi personash serbo-shqiptarë për interesa strikte personale, të cilët po i afrohen realizimit të projektit të tyre.

Lojëra të tilla krijojnë potencial për trazira, në mos për konflikte të reja, ndërsa përbrenda Kosovës, një grupacion politik famëkeq dhe i papastër, përveç që ia shuajti shpresën përgjatë dy dekdash popullit tani po ia vjedh edhe vullnetin” ka thënë Voca për “Bota Sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat