“Qeveri e “Republika Serpska” në Kosovë”

Politika

“Qeveri e “Republika Serpska” në Kosovë”

Nga: A.M. Më: 4 qershor 2020 Në ora: 16:40
Qeveria e Kosovës

Profesori Sulejman Mehazi, ka deklaruar për “Bota sot” se Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti është formuar vetëm për të mbrojtur mëkatet korruptive të tyre nga Albin Kurti, dhe për të plotësuar ëndrrat e elitës politike serbe për shkëmbime territoresh.

“Të mërkurën u votua Qeveria e kotit me emrin Hoti nga deputetë që tradhtuan vullnetin e popullit për ndryshime rrënjësore, ua kthyen shpinën votuesve duke votuar sipas dëshirave politike të Hashim Thaçit e Isa Mustafës. Qeverinë e Hotit ndryshe mund ta quajmë, Qeveri e Amoralitetit Politik të Kosovës, një, që është formuar vetëm për të mbrojtur mëkatet korruptive të tyre nga Albin Kurti, dy, për të plotësuar ëndrrat e elitës politike serbe për shkëmbime territoresh”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, profesori ka theksuar se Qeveria e re e Hotit mposhti të ardhmen e ndritur politike për të mbrojtur të keqen njëzetvjeçare të politikanëve.

“Do jetë Qeveri shumë e neveritshme për shumicën e qytetarëve të Kosovës, shembull i keq se si duhet vepruar kundër demokracisë.

Qeveria e re e Hotit mposhti të ardhmen e ndritur politike, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, për të mbrojtur të keqen njëzetvjeçare të politikanëve që pasuruan veten në kurriz të popullatës së Kosovës”, ka shtuar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Mehazi ka potencuar se Qeveria e Hotit do jetë më shumë përkrahëse e serbëve sesa shqiptarëve të Kosovës

“Dy shtyllat arkitekturale politike të kësaj qeveria do jenë të projektuara nga dhjetë deputetët serb të Vuçiqit në krye me Goran Rakiqin e tërbuar dhe të Grenellit të eksituar pas Kryeministres serbe Ana Brnabiq për shkëmbime territoresh me Serbinë, ose për një Mini-Republike Serbe në Kosovë. Pra, Qeveria e Hotit do jetë më shumë përkrahëse e serbëve sesa shqiptarëve të Kosovës. Qeveri e "Republika Serpska" në Kosovë”, ka përfunduar Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat