Elezaj: Isa Mustafa po e mban peng LDK-në

Politika

Elezaj: Isa Mustafa po e mban peng LDK-në

Nga: A.M. Më: 5 qershor 2020 Në ora: 14:41
Isa Mustafa

Publicisti Rexhep Elezaj, në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se krijimi i Qeverisë së  Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti është Qeveri antikushtetuese.

“Është qeveri antikushtetuese, sepse me Nenin 95. 5 të Kushtetutës si dhe me vendimin e GJK të vitit 2014, në mënyrë të prerë partia dytë nuk ka të drejtë ta uzurpojë mandatin e partisë së parë fituese, në këtë rast të LVV-je, që të formojë qeveri tjetër, pa marrë parasysh shkaqet e rrëzimit ose të dorëheqjes së qeverisë së formuar nga partia fituese, siç ndodhi me qeverinë “Kurti”, e cila vetëm pas 52 ditësh qeverisje u rrëzua me mocion të mosbesimit nga Isa Mustafa dhe partia të cilën ai e mbanë peng, LDK-në, që nga viti 2010 kur me puç erdhi në krye të saj..!?”, ka deklaruar ai për “Bota sot”

Gjithashtu, ai ka shtuar se është shkelur brutalisht vullneti i 220 mijë votuesve të LVV-je, të cilët me votën e tyre e nxorën atë parti fituese në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Prandaj, nuk ka asnjë dyshim, se formimi i qeverisë tjetër me mandatarin i emëruar nga LDK-ja, pra me Avdullah Hotin kryeministër, është shkelur brutalisht po ashtu edhe vullneti i 220 mijë votuesve të LVV-je, të cilët me votën e tyre e nxorën atë parti fituese në zgjedhjet e 6 tetorit, dhe, në këtë mënyrë është dhunuar edhe akti më i lartë juridik i Republikës së Kosovës, pra Kushtetuta dhe normat e saja të definuara në mënyrë të qartë!”, ka potencuar Elezaj për “Bota sot”|

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat