Zbulohet pse ministrat serb votuan kundër sot, ja cili është ndikimi i tyre në Qeverinë Hoti

Politika

Zbulohet pse ministrat serb votuan kundër sot, ja cili është ndikimi i tyre në Qeverinë Hoti

Nga: A. J Më: 5 qershor 2020 Në ora: 22:29
Qeveria e Kosovës

Derisa formimi i qeverisë  se Kosovës u mundësua nga votat e Listës Serbe dhe duke pasur parasysh ndikim e saj në këtë qeveri nuk është pritur që menjëherë ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës të fillojnë me “lojërat” e tyre dhe të votojnë kundër programit qeverisës.

Rakiq që është kryetar i Listës Serbe derisa Dalibor Jevtiq nënkryetar, kanë nënshkruar koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, derisa kjo parti është kritikuar për mos publikimin e marrëveshjes. Sidoqoftë, kjo marrëveshje koalicioni u bë publike në ditën e votimit të Qeverisë Hoti.

Në këtë marrëveshje thuhet se të dy palët janë pajtuar për heqjen e pengesave dhe vazhdimin e dialogut.

Nga Lista Serbe kanë shprehur pakënaqësitë e tyre sa i përket vendimit për reciprocitetin, që është vendosur me anë të një vendimi nga Qeveria në krye me Albin Kurtin.

Image
Faton Mehmeti

Analisti politik Faton Mehmeti  ka dhënë detaje pse ministrat serb votuan kundër programit qeverisës dhe cili është ndikimin i tyre në Qeverinë Hoti.

“Vota kundër programit të qeverisë është veprim taktik i Listës Srpska, për të treguar potencën, ndikimin e tyre në qeveri. Si për t'i bërë me dije kryeministrit Hoti se qeveria është në duart e Listës Srpska. Çdo qeveri që është e varur nga Lista Srpska nuk mund të ketë jetëgjatësi dhe as nuk mund të jetë aq produktive” ka thënë ai.

Sipas Mehmetit, në vazhdim të qeverisjes në momentet kyqe do jetë Lista Srpska që do “kullet” në qeveri,  të shtyre nga Beogradi. Kjo do të shihet më tepër pas zgjedhjeve në Serbi, konkretisht kur të fillojnë negociatat Prishtinë-Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat