Krasniqi flet për jetëgjatësinë e Qeverisë Hoti dhe fuqinë për dialogun me Serbinë

Politika

Krasniqi flet për jetëgjatësinë e Qeverisë Hoti dhe fuqinë për dialogun me Serbinë

Nga: G.B Më: 6 qershor 2020 Në ora: 08:45
Avdullah Hoti

Qeveria e re e Kosovës, e drejtuar nga Avdullah Hoti, ka në koalicion edhe Listën Serbe, e cila 10 vota i dha kësaj qeverie.

E dje në mbledhjen e saj, serbët kundërshtuan programin qeverisës.

Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, ka thënë për gazetën "Bota sot" se qeveria nuk do të jetë afatgjatë sepse i ka numrat e kufizuar dhe është ndërtuar mbi kalkulimet e presidentit.

"Qeveria e re nuk besoj së do të jetë afatgjatë pasi që i ka numrat e kufizuar, i mungon legjitimiteti dhe fuqia politike e që më këta numra nuk mund të çojë asnjë proces përpara. Kjo qeveri është ndërtuar mbi kalkulimet e Presidentit, kalkulime të cilat do ta dëmtojnë LDK-në pa masë, duke e shndërruar në mini parti, pasi që nga një parti institucionale po shndërrohet në klanore", është shprehur ai.

Sipas Krasniqit, ata i harruan proceset që i presin dhe copëtuan pushtetin me Listën Serbe, që timon e ka në Beograd.

Image
Islam Krasniqi

"Nga etja për pushtet harruan proceset të cilat i presin, copëtuan pushtetin me Listën Serbe, duke ju ndarë poste nëpër institucione të rëndësishme siç është AKI-ja FSK-ja etj. Kryeministri Hoti është i varura nga Lista Serbe dhe nuk mund të vendos asgjë që atyre s'ju pëlqen pasi që ata (Lista Serbe) udhëzimet dhe timonin e kanë në Beograd", ka vlerësuar Krasniqi.

Ai shton se Hotit i mungon fuqia politike për dialog, derisa thuhet se do të nënshkruhet marrëveshja finale këtë vit, duke shtuar se Kosova ka pasur nevojë për një qeveri që bashkon partitë për të arritur tek caku ku jemi nisur.

"Deklaratat e z. Hoti janë false, jo që s'ka kredibilitet por i mungon fuqia politike kur e dimë së çka po e pret Republikën e Kosovës në dialog, gjithmonë duke u bazuar në lajmet ditore që po qarkullojnë nëpër portale apo rrjete sociale që deri në fund të vitit nënshkruhet marrëveshja finale. Tani Republikës së Kosovës ju ka dashur një qeveri mbi partiake e cila do t'i bashkojë të gjitha partitë politike për të arritur të caku ku jemi nisur pasi që do të ketë një kompromis të dhimbshëm në këtë proces dhe që kjo qeveri do të ketë mandat të kufizuar apo pak më të gjatë se ajo që iku", ka deklaruar Islam Krasniqi për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat