AAK pas Çakorrit, e lëshoi bajrakun edhe për taksën

Politika

AAK pas Çakorrit, e lëshoi bajrakun edhe për taksën

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 6 qershor 2020 Në ora: 13:31
Zv.kryeministri Besnik Tahiri dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj

Në orët e para të ditës sotme qeveria Hoti hoqi reciprocitetin me Serbinë, të cilën e kishte vendosur qeveria Kurti. Këtë radhë s’dua të ndalem se a bëri mirë apo jo qeveria me këtë veprim, konkretisht dua të ndalem tek hipokrizia e AAK-së. Edhe pse vota kundër heqjes së reciprocitetit, kjo parti dëshmoi, si shumë herë, se nuk u përmbahet fjalëve të saja, duke bërë veprime kontradiktore, të cilat edhe zaten janë faktor shumë më rendësi e mosarritjes së kësaj parti mbi 10 %. Qytetarët shohin, vlerësojnë, s’ka nevojë zv.kryeministri aktual nga AAK të thotë se “AAK u ka qëndruar parimeve të veta”.

A thua për çfarë parime flet, kur qeveria e udhëhequr nga AAK, vendosi taksën 100 % ndaj Serbisë, dhe pikërisht për shkak të kësaj edhe ra. Nën moton “100 % shtet”, AAK bëri fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit, duke qenë këta deputetë produkt i kësaj moto dhe premtimit, atëherë ku qëndron parime që u futën në koalicion me një parti që u tregoi në fillim se do e heq reciprocitetin. Vallë ka këtu parime?!. Përgjigja s’do shumë mund të kuptohet, AAK është parti e politikave ditore, s’ka qëndrim, dhe as vizion. Jo pak herë kjo parti ka ra nën kurthin e Thaçit, edhe këtë radhë i realizuan atij qëllimet për të bërë atë që nuk duhet të bëhet, marrëveshjen me Serbinë në këmbim të amnistisë ndaj tij.

Pavarësisht kësaj, kur sheh anëtarët e qeverisë nga AAK duke votuar kundër reciprocitetit pa e leshur karrigen, shpërfaqët hipokrizia e qartë. Nëse AAK do u qëndronte parimeve do ngelej në opozitë, e nuk do futej në koalicion me një parti që u ka treguar që do e heq atë për të cilën nga AAK me mburrje e tregonin se vepër të tyre.

Parime s’ka, aq më pak në AAK, andaj mos shitni fore të lodhta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat