“Me shfuqizimin e reciprocitetit qeveria e Kosovës vetëvetiu anashkaloi barazinë shtetërore përballë Qeverisë Serbe”

Politika

“Me shfuqizimin e reciprocitetit qeveria e Kosovës vetëvetiu anashkaloi barazinë shtetërore përballë Qeverisë Serbe”

Nga: A.SH Më: 6 qershor 2020 Në ora: 21:14
Qeveria e Kosovës

Qeveria e sapo formuar në krye me Avdullah Hotin, sot ka shfuqizuar vendimin e reciprocitetit për Serbinë.

Ky vendim u mor në mbledhjen e qeverisë edhe pse votat e AAK-së ishin kundër.

Në lidhje me këtë vendim, profesori Sulejman Mehazi në një pronocim për “Bota sot” ka thënë se, kjo qeveri është formuar vetëm për dëshirat dhe kërkesat serbe.

“Qeveria e Hotit nuk është formuar për diçka tjetër pos dëshirave dhe kërkesave serbe, kjo shihet që në fillim të punës së saj, ende pa bërë tri ditë lëshuan pe para Rakiqit për shfuqizimin e reciprocitetit me Serbinë. Dhe tani mallërat serbe do hyjnë në Kosovë pa farë problemi, kurse mallërat kosovare me shumë probleme pabarazie shtetërore”, thotë Mehazi.

Sipas tij, me shfuqizimin e reciprocitetit qeveria e Kosovës vetëvetiu anashkaloi barazinë shtetërore përballë Qeverisë Serbe.

“Derisa reciprociteti nënkuptonte barazi mes dy vendeve, me shfuqizimin e reciprocitetit qeveria e Kosovës vetëvetiu anashkaloi barazinë shtetërore përballë Qeverisë Serbe. Që në start shihet se ky koalicion qeveritar s'ka asfarë principe shtetërore ndaj Serbisë, qeveri që është shkëputur nga uni politik popullor për të mos plotësuar dëshirat politike të qytetareve të Kosovës, por vetem për të plotësuar kërkesat serbe për shkëmbime territoresh”, shprehet Mehazi.

Ai thotë se, po shihet që në fillim të punës se kjo qeveri më shumë do jetë e dorëzimeve apo amineve serbe sesa e kundërshtimeve për të ruajtur interesat shteterore të Kosovës.

“Që në fillim të punës shihet se Qeveria e Hotit më shumë do jetë e dorëzimeve apo amineve serbe sesa e kundërshtimeve për të ruajtur interesat shteterore të Kosovës. Do jetë Qeveri e Grenellit, Vuçiqit, Rakiqit, Thaçit, Isës sesa e popullit të Kosovës. Me shfuqizimin e reciprocitetit Qeveria e Hotit shfuqizoi mëvetësinë e Republikës së Kosoves përballë Serbisë”, përfundoi profesor Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat