Vjen një goditje për Thaçin, Ramën dhe Batonin, profesori përmend se çfarë mund të pritet nga këta të fundit

Politika

Vjen një goditje për Thaçin, Ramën dhe Batonin, profesori përmend se çfarë mund të pritet nga këta të fundit

M.H Nga M.H Më 7 qershor 2020 Në ora: 14:05
Baton Haxhiu, Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Profesori universitar, Enver Bytyçi në një prononcim për “Bota sot”, komentoi gjendjen aktuale politike të Kosovës, duke u ndërlidhur me deklaratën e Thaçit drejtë Kurtit që nëse do të kishte dëgjuar këshillat e tij atëhere Kurti do të vazhdonte të ishte kryeministër.

Pastaj duke vazhduar të flas edhe për varësin që shumica po mendojn që duhet bërë gjithmonë atë që thotë Amerika ose ata të cilët nuk e dëgjojnë largohen prej politikës.

Profesori u shpreh që deklarata e Thaçit është një retorikë e cila pot ë dëgjohej në nëj vend evropian atëhere do të dukej herezi logjike. Duke vazhduar profesori të citoj edhe për një deklaratë të Milaim Zekës I cili u shpreh që kush se dëgjon Amerikën largohet nga politika duke e marrë shembullin e Daci.

“Në kulturën politike të shqiptarëve shfaqet një diskurs interesant, shfaqen teza të cilat në një vend tjetër evropian do të dukeshin si herezi logjike. Nuk ta merr mendja çfarë dëgjon nga kjo retorikë. Njëra prej këtyre ishte ajo që lëshoi me mburrje presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas të cilit, nëse Albin Kurti do ta dëgjonte Thaçin, ai sot do të ishte kryeministër. Ditë më parë në një televizion të Tiranës jepte intervistë Milaim Zeka dhe thoshte se “të gjithë ata që nuk bëjnë atë që kërkon Amerika, dalin prej politikës”! Madje mori shembullin e Nexhat Dacit, i cili na kishte kundërshtuar një diplomat amerikan gjatë ceremonisë mortore të presidentit historik, Ibrahim Rugova dhe e lidhte fatin politik të Dacit me atë reagim ndaj atij diplomati amerikan”, u shpreh Bytyçi.

Image
Enver Bytyçi

Në fund, profesori u shpreh që me këtë kulturë që kanë filluar ka shumë mundësi që Thaçi, Rama dhe Batoni t’u thonë shqiptarëve se “Po nuk dëgjuat Beogradin dhe qeverinë serbe, nuk keni të ardhme në politikë”.

“Me këtë kulturë politike politikanët shqiptarë po shkojnë drejt futjes së fatalitetit në ndërgjegjen e koshiencën e shqiptarëve. Ka shumë mundësi që Thaçi, Rama dhe Batoni t’u thonë shqiptarëve se “Po nuk dëgjuat Beogradin dhe qeverinë serbe, nuk keni të ardhme në politikë”! Madje në një farë forme të stërholluar këtë tezë kërcënuese e përdor në shfaqjet e tij televizive Baton Haxhiu”, përfundoi Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat