Eksperti i ekonomisë ka një parashikim për Avdullah Hotin, zbulon nëse do ta rehabilitojë pozicionin e Kosovës me SHBA-të

Politika

Eksperti i ekonomisë ka një parashikim për Avdullah Hotin, zbulon nëse do ta rehabilitojë pozicionin e Kosovës me SHBA-të

Nga: N. H Më: 7 qershor 2020 Në ora: 20:39
Avdullah Hoti

Qeveria e aktuale e Kosovës ditën e djeshme shfuqizoi masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, me qëllim që, siç u tha, t’i jepet shansë rinisjes së dialogut me Serbinë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se me heqjen e reciprocitetit, Kosova ka hequr të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

“Kemi marrë një vendim të rëndësishëm, duke i hequr pengesat për procesin e dialogut, në përputhje me zotimet që kemi dhënë para partnerëve tanë ndërkombëtarë”, deklaroi Hoti.

E, njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, shprehet se vendimi i Qeverisë Hoti, lidhur me masën e reciprocitetit është hapi i fundit i Kosovës që të reflektojë.

Me tej ai thotë se duke e njohur profilin e kryeministrit Hoti, ky i fundit do të reflektojë me mirëqeverisje dhe do krijojë bashkëpunim me miqtë ndërkombëtar, veçanërisht me SHBA-në.

Image
Mustafë Kadriaj

“Pa marre parasysh që vendimi për largimin e masës së reciprocitetit mund të gjykohet e të paragjykohet Avdullah Hoti, vlerësoj që është hapi i fundit i Kosovës të reflektojë. Duke e njohur profilin e Hotit, konsideroj që do të reflektojë me mirëqeverisje dhe do krijojë bashkëpunim me miqtë ndërkombëtar, veçanërisht me SHBA-në duke rivitalizuar raportet njëherit do reflektojë në rifillim të dialogut me Serbinë, ku si epilog Kosova përfundimisht të zgjidh kontestin shtetërore dhe sigurimin e ulëses në familjen e madhe të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj.

Kadriaj gjithashtu konsideron se kryeministri aktual do të krijojë politika të mirëfillta ekonomike në rimëkëmbjen ekonomike.

“Pra, profili liberal i Hotit do të rehabilitojë pozicionin e Kosovës me miqtë ndërkombëtar dhe njëherit pres që do të ketë politika të mirëfillta ekonomike në rimëkëmbjen ekonomike si rezultat i pandemisë, njëherit politika zhvillimore me qëllim të rritjes së investimeve ku do reflektonte në rritje reale të punësimit dhe mirëqenie të popullsisë”, ka deklaruar njohësi i ekonomisë në vend, Mustafë Kadriaj.

Kujtojmë se pas këtij vendimi të Qeverisë Hoti, Shtetet e Bashkuara kërkuan që bisedimet të rinisin sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Në një deklaratë, ambasada amerikane në Prishtinë thotë se tani SHBA-ja pret rifillimin e dialogut me Serbinë, që çon në njohje të plotë.

“Mirëpresim vendimin e qeverisë në heqjen e të gjitha masave të ndërmarra kundër Serbisë dhe tani presim që të rinisë dialogu sa më shpejtë që të jetë e mundur. Njohja e plotë është në interesin më të mirë të Kosovës dhe rajonit për të siguruar stabilitet dhe prosperitet ekonomik”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat