Profesori tregon se me cilën parti është më e afërt PDK-ja?

Politika

Profesori tregon se me cilën parti është më e afërt PDK-ja?

Nga: A.SH Më: 7 qershor 2020 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet e 6 tetorit kishte dalë e treta, duke u ndëshkuar nga votuesit.

Mirëpo edhe pse ishte përkrahëse për rrëzimin e qeverisë Kurti kjo parti prapë vendosi të mbetet në opozitë duke mos iu bashkuar asnjë mundësie për formim të qeverisë së re.

Në lidhje me këtë profesori Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, momentalisht veç LVV dhe PDK kanë mbetur në opozitë.

“Momentalisht përveç LVV, opozitë e vërtetë në Kosovë ka mbetur PDK-ja, megjithatë, deklarata e Kadri Veselin na detyron, të dyshojmë, që para disa ditëve tha, se nëse ne si parti i bëjmë 61 deputetë mund të kërkojmë mocion për mos besimin e Qeverisë së Hotit, nëse jo do mbetemi në opozitë. Nëse deklaratat e PDK-së janë të sinqerta se me të vërtetë do mbeten në opozitë atëherë gjatë Zgjedhjeve të ardhshme Parlamentare së bashku me LVV-në mund të bëhen parti bartëse për të qeverisur vendin”, thotë Mehazi.

Sipas tij, duke parë se PDK-ja më shumë është parti e Thaçit sesa e Kadri Veselit kjo na jep të dyshojmë, se PDK-ja më shumë është e afërt me LDK e AAK-në sesa me LVV-në e Albin Kurtit.

“Mirëpo, duke parë se PDK-ja më shumë është parti e Thaçit sesa e Kadri Veselit kjo na jep të dyshojmë, se PDK-ja më shumë është e afërt me LDK e AAK-në sesa me LVV-në e Albin Kurtit. Kjo u pa me mocionin kundër Qeverisë së Kurtit që votoi e doli në anën e LDK-së. PDK-ja e Kadri Veselit më shumë e ka kuptimin e Qeverisë alternative të Hotit sesa të partisë opozitare, më shumë anon kah Thaçi e LDK-ja sesa nga LVV-ja e Albin Kurtit”, thekson tutje Mehazi.

Profesor Mehazi shton se, PDK-ja nuk mund ta përballojë mbetjen në opozitë, për shkak se është mësuar përherë në pozitat shtetërore.

“Pra, PDK-ja e Kadri Veselit është rezervë qeveritare që për shkak përkeqësimit të dialog me Serbinë të zë vendin e Listës serbe në Qeverinë e Hotit. PDK-ja nuk mund ta përballojë mbetjen në opozitë, për shkak se është mësuar përherë në pozitat shtetërore. Pra, PDK-ja është më shumë opozitë e qëllimshme dhe e përkohshme për të zevendësuar deputetet e Listes serbe për shkak përkeqesimit të dialogut me Serbinë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat