Çfarë rruge ka hapur heqja e reciprocitetit ndaj Serbisë për Kosovën, flet analisti

Politika

Çfarë rruge ka hapur heqja e reciprocitetit ndaj Serbisë për Kosovën, flet analisti

M.H Nga M.H Më 8 qershor 2020 Në ora: 15:37
Qeveria Hoti

Ditë më parë qeveria Hoti ka larguar reciprocitetin ndaj Serbisë të cilën e kishte vendosur qeveria Kurti.

Në lidhje me këtë temë reagimet qenë të mëdha e për “Bota sot”, njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj u shpreh që zgjedhja më e mirë do të ishte normalizimi përkatësisht njohja reciproke mës Kosovës dhe Serbisë. Kështu Kosova duhet të shpenzoj kohë për të sjellë politika për dialogun dhe jo politika të brendshme.

“Kur kemi të bëjmë me raportet me Serbinë, qoftë politike, qoftë ekonomike, e kemi të pamundur t'i përjashtojmë gjegjësisht t'i pamundësojmë. Ketë e ka treguar e kaluara, ku edhe vetë bllokadat totale, nuk janë maksimalisht të menaxhueshme. Në ketë kontekst, për mendimin tim, zgjidhja me e mirë është normalizimi, përkatësisht njohja reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë. Në ketë kontekst, dialogu është proces i pashmangshëm. Kosova koncentroj forcat në vendime të cilat sjellin efekte pozitive karshi sfidave në ndertimin e raporteve në marrëdhënieve ndërkombëtare, e mos të shpenzojë kohë duke u sjellur rreth politikave me karakter të brëndshëm elektoral. Vëndimi për vëndosjen e tarifave 100% ndaj produkteve serbe e boshnjake, ishte i nevojshëm për ta sinjalizuar botës karrshi sjelljeve të papërgjegjshme dhe agresive të Serbisë ndaj Kosovës, por nuk u menaxhuan mirë mundësitë për kapitalizimit përmes heqjes së tyre. Ketë dështoi ta bëj Qeveria Haradinaj, megjithëse ishte i çartë dhe stoik në qendrimet e tij”, u shpreh Duhanaj.

Më tej, Duhanaj thotë që tani me që tarifat janë të hequra dhe poashtu vendimi politik për reciprocitetin, është hapur rruga që Kosova ta rikthejë përkrahjen e plotë ndërkombëtare dhe se me Serbinë duhet ta kthejmë me të njëjtën medalje.

Image
Leon Duhanaj

“Në anën tjetër z. Kurti, përpos që nuk arriti të krijoj një linje të çartë të politikës së tij, dështoj edhe në shumë aspekte tjera. Ai vazhdoj me lojerat e tij politike edhe ne politikën ndërkombëtare, duke mos qenë serioz në raport me ndërkombëtarët dhe duke dhënë premtime gjysmake të cilat hezitonte t'i mbaj, apo që synonte që vetë t'ua përcaktonte agjendat. Ai premtoj heqjen e tarifave dhe reciprocitetit të shpallur politikisht, por qëllimisht, nuk iu përmbajtë afateve. Me ç'rast ashpersoj marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtar, me ç'rast humbi edhe përkrahjen e plotë të tyre. Tani me që tarifat janë të hequra dhe poashtu vendimi politik për reciprocitetin, është hapur rruga që Kosova ta rikthejë përkrahjen e plotë ndërkombëtare. Kur thëm reciprocitetin politik mendoj në atë që bëri qeveria Kurti duke e cilësuar si të tillë me shumë për konsum të brendshëm, se sa për diçka efektive në shërbim të vendit. Reciprocitet duhet të këmi varësisht nga zhvillimet, qoftë ato politike, qoftë ekonomike, pa i dhënë zë mediatik asnjë vëndimi. Nëse Serbia, nuk respekton ndonjë marrëveshje rreth shkëmbimeve tregtare, atëherë duhet të ua kthejmë me të njëjtën medalje. Njëjtë duhet të veprojmë në të gjitha çështjet deri në kërkimin e reciprociprocitetit në raport me të drejtat e minoriteteve në vëndet respective”, përfundoi Duhanaj, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat