A ishte heqja e taksës dhe reciprocitetit vendim i drejtë?

Politika

A ishte heqja e taksës dhe reciprocitetit vendim i drejtë?

Nga: D.B. Më: 9 qershor 2020 Në ora: 13:03
Foto Ilustrim

Vendosja e taksës dhe zëvendësimi i saj më reciprocitet tashmë ka një histori të veten. Kjo për faktin se të dyja këto u bënë mollë sherri të skenës tonë politike, duke e përçarë kështu edhe institucionalisht.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skender Mulliqi i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se vendosja e taksës 100 për qind për mallrat serbe, nga qeveria Haradinaj në nëntor të vitit 2018, dhe e cila më vonë u hoq nga Qeveria Kurti, për tu zëvendësuar më reciprocitet, nuk i parapëlqeu këto dy masa ndërmjetësi në bisedime, Richard Grenel.

Sipas tij, Qeveritë Haradinaj dhe Kurti, taksa dhe reciprociteti ju kushtuan shumë, e para qeveri ra më një mandat më të gjatë pas dorëheqjes të Haradinaj, kurse qeveria Kurti u rrëzua vetëm pas 50 ditësh në pushtet.

Image
Skender Mulliqi

“Këtë e bëri mos ndërgjeshmëria e tyre për heqjen e taksës dhe tarifës, që kishte kërkuar me se shumti Grenel. Ndërsa presioni ndaj Serbisë për ndaljen e fushatës së çnjohjeve të kërkuara nga Grenel dhe BE-ja, ishin më shumë kërkesa verbale se sa serioze, së ndodhën megjithatë 17 shtete ti tërheqin njohjet, nga fushata e politikës së jashtme të qeverisë të Beogradit dhe lobit serb në Amerikë. E gjithë kjo duket e padrejtë në relacion me Kosovën. Zgjedhjet e reja parlamentare të 6 tetorit, sollën në pushtet qeverinë Kurti pas tre muajsh zhagitjeve midis partnerëve te koalicionit LVV- LDK-së më premtime krejt të reja dhe shpresëdhënës para elektoratit si në politikat e brendshme po ashtu edhe në politikat e jashtme”, ka thënë analisti politik Mulliqi.

Ai konsideron se Qeveria Kurti u rrëzua në kohë pandemie dhe u formua qeveria Hoti, jashtë praktikave te deritashme kushtetuese duke formuar qeverinë e re më LDK si partia e dytë e dalë nga zgjedhjet e tetorit.

“Pas heqjes nga qeveria e Avdullah Hotit të politikës së reciprocitetit në marrëdhëniet tregtare me Serbinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rikthyer Kosovën në programin e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (Millennium Challenge Corporation MCC), që e kishin anuluar më parë. Përmes një deklarate për shtyp MCC tha se e mirëpriste zhvillimin e fundit politik dhe se me kënaqësi do të riniste implementimin e programit të zhvillimit në Kosovë. Përveç zyrtarëve politikë në Kosovë edhe qytetarët ndajnë mendime të ndryshme lidhur me heqjen e reciprocitetit nga Qeveria Hoti. Nëse rezonojmë drejt, pa presionet që na erdhën nga jashtë, reciprociteti do të thotë barazi, ndërsa e kundërta bie ndeshë më normat dhe ligjet qe një shtet e bëjnë sovran dhe të pavarur. Këto zhvillime ndërkombëtare ndodhën që dialogu të rifillon pa zhagitje midis palëve. Se a ishte heqja e takës dhe reciprociteti vendim i drejtë kur bëhet fjalë më dialogun më Serbinë mbetet të shihet më zhvillimin e ngjarjeve”, ka thënë analisti Mulliqi.

Sipas tij, të një shumicë ekziston skepticizem pas gjithë këtyre zhvillimeve dramatike në Kosovë, së mos po dalim humbës në finalen e këtyre bisedimeve.

“Shumë është humbur besimi në këtë klasë politike, së do ti mbrojë ashtu si duhet interesat e shtetit dhe interesat nacionale, kur dihet për keqpërdorimet e shumta të tyre gjatë këtyre viteve sa ishin në pushtet. Të shpresojmë së miqtë tanë në botë, edhe kësaj radhe nuk do të lejojnë të realizohet projekti i kamotshme për Serbi të Madhe, që nuk e lejuan ta bahet faktike më luftë nga Millosheviqi. Nëse vendosin për lëvizje etnike te kufijve në dëm të Kosovës, bien ndesh më qëndrimet veta politike të lirisë dhe pavarësisë të vendit nga Serbia, por edhe me intervenimin ushtarak që kishin bërë, mbi caqet kriminale të forcave serbe në vitin 1999”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat