Ja kush është “plaçkë” e pazareve politike midis Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, analisti politik jep detaje

Politika

Ja kush është “plaçkë” e pazareve politike midis Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, analisti politik jep detaje

Nga: A. J Më: 9 qershor 2020 Në ora: 22:03
Hashim Thaçi, Isa Mustafa

Marrëveshja përfundimtare me Serbinë nuk besohet se mund të ndodh me qeverinë e re e udhëhequr nga Avdullah Hoti. Derisa Vetëvendosje po e quajnë si qeveri që nuk ka legjitimetet, e bindur ne veprime e veta është Qeveria Hoti e cila ka paralajmëruar se është e gatshme të ulet në tavolinën e bisedimeve me Serbinë.

Njohësi i çështjeve politike Rexhap Elezaj ka thënë se Qeveria e Avdullah Hotit, as nuk mundet dhe as nuk ka kapacitet me vendos për asgjë që ndërlidhet me dialogun dhe marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, sepse as nuk është qeveri e zgjedhur me votat e popullit, e as nuk ka legjitimitet kushtetues të bisedojë dhe nënshkruajë kurrfarë marrëveshjeje me Serbinë.

Image
Rexhep Elezaj

“Këto fakte i dinë shumë mirë z. A. Hoti, sepse ka qenë plotësisht i vetëdijshëm para se ta merrte postin e kryeministrit, se në atë post ka ardhur si “plaçkë” e pazareve politike midis Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, dhe se për asgjë nuk do të pyetet kur janë në pyetje raportet me ndërkombëtarët si dhe as për bisedimet me Serbinë. Por, ishte lakmia e tij e verbër për të ardhur në postin e kryeministrit, ajo e cila e ka verbuar që të pranojë rolin dhe statusin e një servili të dëgjueshëm ndaj dy bosëve të tij prej monarkësh (Isa-Hashim), pa pëlqimin e të cilëve as macen nga përsheshi nuk do guxon ta largon” ka thënë për “Bota Sot” Njohesi i çështjeve politike Rexhap Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat