“Vjosa Osmani duhet të krijojë parti të re”, juristi flet për “përplasjet e fundit mes kryetares së Kuvendit dhe LDK-së

Politika

“Vjosa Osmani duhet të krijojë parti të re”, juristi flet për “përplasjet e fundit mes kryetares së Kuvendit dhe LDK-së

Nga: N. H Më: 9 qershor 2020 Në ora: 22:52
Vjosa Osmani

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës tashmë tensionet dhe mospajtimet mes Vjosa Osmanit dhe anëtarësisë së vjetër të kësaj partie vetëm sa kanë dalë më shumë në pah kohëve të fundit.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, qysh nga dita kur partia e saj ka kërkuar mocion mosbesimi për Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, ka dalë kundër subjektit së saj.

E lidhur me këtë, njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese në vend, Blerim Burjani, ka thënë se veprimet e Osmanit kundër LDK-së, po e dëmtojnë këtë të fundit.

Ai mendon se kryetarja aktuale e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, duhet të largohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

“Nuk ka nevoje ta largojë, me këtë mënyrë te veprimit ajo veten e largon, ajo vet duhet të tërhiqet nga LDK. Veprimet e kundërta me interesat partiake është i dëmshëm, pra nuk ka parime të dyfishta”, ka thënë juristi Burjani, për gazetën “Bota sot”.

Tutje, Burjani thekson se Osmani duhet të krijojë një parti të re, pasi sipas tij, koha e saj në LDK ka përfunduar tashmë.

“Vjosa Osmani duhet të bëj parti të re. Kjo çështje e saj me Lidhjen Demokratike të Kosovës ka përfunduar”, ka përfunduar juristi dhe njohësi i çështjeve Kushtetuese në vend, Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat