“Sulmet” drejtuar Osmanit janë “sulme enveriste’’

Politika

“Sulmet” drejtuar Osmanit janë “sulme enveriste’’

M.H Nga M.H Më 10 qershor 2020 Në ora: 14:52
Vjosa Osmani

Kohëve të fundit ajo e cila më së shumti ka qenë e frekuentuar nga “sulmet” e vet partisë së saj dhe nga partitë tjera ka qenë Vjosa Osmani. Ajo së fundi u përfol se nuk do të jetë në partin e LDK-së mirëpo që po e njëjta parti e mohoi këtë gjë duke e quajtur dezinformatë.

Duke mos mjaftuar kjo Osmani u përfol edhe për shkak të babit të tij duke “sulmuar” që babi i saj ka qenë polic i shtetit të Serbisë. Por që gjithashtu ky lajm u mohua nga vet Osmani duke e sqaruar mirë këtë punë.

Në lidhje me këto ngjarje aktuale për “Bota sot”, analisti politik Rexhep Shahu u shpreh që të gjitha këto veprime drejtë Osmanit janë ligësi dhe gjë e shëmtuar. Mirëpo ajo se çfarë do të duhej të qortohej do të ishte nëse Osmani do të thoshte është ku është tash pa LDK-në pasi nuk do të arrinte ku është pa qenë në partin e LDK-së.

“Gjithë përfolja e familje së zonjës Osmani është e shëmtuar pasi ajo nuk u krijua e nuk u shpik sot si politikane por ka kohë që është aktive në politikë. Duke sulmuar në familje bëhet një veprim si në komunizmin shqiptar kur luftoheshin për biografi deri në brezin e shtatë. Vjosa Osmani përgjigjet për vetën e saj për aktivitetin e saj dhe e ka të admirueshme karrierën politike. E vetmja gjë që mund të qortohet tek Vjosa është nëse ajo mendon apo shpallë se është bërë kjo që është pa LDK dhe jashtë LDK. Pa LDK dhe jashtë LDK Vjosa do të ishte një grua e zonja por jo kjo që është sot, jo politikania që është sot. Po të zbresë nga kali i LDK ajo bëhet një qytetare e zakonshme pasi në Kosovë populli është politik dhe voton politikisht. Kështu mendoj unë por është i lirë gjithkush ta provojë e të kërkojë vota jashtë strukturave partiake”, u shpreh Shahu.

Më tej Shahu, u shpreh që Osmani mund të shpreh mendimet dhe bindjet e saja demokratike pasi kjo lejohet mirëpo hyrja në familje siç kanë vepruar është sul komunist, enverist.

Image
Rexhep Shahu

“Vjosa si politikane e suksesit natyrisht që ka të drejtë të synojë karrierën më lartë, ka të drejtë të synojë ta marre kalanë LDK e ta drejtoje dhe kjo nuk është krim apo mëkate, kush është në politkë aspiron karrierë. Ndaj çdo sulm nga ky shkak ndaj Vjosës është vogëlsi, miopi, idiotësi. Çdo sulm në familjen e saj është sulm komunist, enverist. Nga posti që ka Vjosa nuk mund të diktojë agjendën e asnjë politikani apo institucioni tjetër, por mundet të shfaqë lirshëm idetë e bindjet e veta në mënyrë demokratike dhe natyrisht demokratikisht të i bindet shumicës ku bën pjesë, ndryshe gjithkush vetlargohet dhe kërkon ta largojnë për tu shpallur viktimë”, përfundoi Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat