Kush po e thotë se Lëvizja Vetëvendosje po e bënë këtë veprim për të sabotuar procesin e bisedimeve

Politika

Kush po e thotë se Lëvizja Vetëvendosje po e bënë këtë veprim për të sabotuar procesin e bisedimeve

Nga: A.M. Më: 10 qershor 2020 Në ora: 20:58
Ilustrim

Ditë më parë, Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar në Kuvendin e Kosovës kërkesën për interpelancë pas vendimit për heqjen e masës së reciprocitetit nga Qeveria Hoti, me qëllim të rivendosjes së saj.

Njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se qatë kohës kur Vetëvendosje ishte në pushtet e ka vendosur reciprocitetin më një qëllim të caktuar.

“Vetëvendosja,  momentalisht është e çarmatosur në kontekstin politik dhe, është në kërkim të ndonjë kauze, qoftë edhe fiktive, për t'mos u shuar zjarri i propagandës së tyre. Ajo ishte në pushtet dhe, vetë i mori vendimet për t'i hequr tarifat. Në ditët e fundit para se t'i lëshoj zyrat, mori vendime politike, të qëllimta kinse po duan reciprocitet, veç sa me krijua hutij në opinion, në mënyrë ë t'i manipulon më lehtë kopenë e cila tashmë nuk i ndahet”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Leon Duhanaj

Sipas Duhanajt, Vetëvendosje ka një aryse pse e ka marrë këtë nismë.

“VV, ketë nismë e merr edhe për faktin se do të kërkojë ndonjë arsyetim, për ta përçarë spektrin politik, në mënyrë që t'mos ketë konsensus të plotë për çështjen e bisedimeve me Serbinë.

Ajo do të bëj çmos në mënyrë së ta sabotoi procesin e bisedimeve, me qëllim që të ketë mundësi të inskenoj kauza në stilin e sajë”,  ka përfunduar Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat