Ndëshkimi e përjashtimi i Osmanit gabim historik për LDK-në, Blakaj tregon si duhet të veprojë partia me të

Politika

Ndëshkimi e përjashtimi i Osmanit gabim historik për LDK-në, Blakaj tregon si duhet të veprojë partia me të

Nga: G.B Më: 11 qershor 2020 Në ora: 12:54
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani së fundmi është sulmuar me lajme e akuza se familjarët e saj kanë punuar për Serbinë.

Përpos lajmeve të publikuara se babai i saj ka punuar për Serbinë, ishte dhe presidenti i vendit, ai që i bëri të njëjtat akuza.

E Osmani është kundërshtuar edhe bashkëpartiakët e saj së fundmi, për qëndrimet kundër partisë, ku ka pasur dhe lajme se brenda LDK-së është diskutuar edhe përjashtimi i saj nga partia.

Lidhur me gjitha këto, njohësi i çështjeve politike, Sami Blakaj, ka thënë për gazetën "Bota sot" se pesha e një politikani matet me votat e popullit dhe ajo mbetet figura më e rëndësishme në LDK.

"Në politikë pesha e një politikani vlerësohet nga vota që ai ose ajo përfaqëson dhe jo nga simpatia partiake që e gëzon. Në këtë kuptim, Vjosa Osmani mbetët figura më e rëndësishme brenda LDK-së, dhe këtë e tregon më së miri numri i madh i votave që ajo mori në zgjedhjet e fundit parlamentare, mbi 162 mijë", është shprehur ai.

Image
Sami Blakaj

Sipas Blakajt, e gjithë kjo përkrahje nuk është e rastësishme dhe ajo duhet të vlerësohet nga partia, pasi arriti ta kthejë besimin e votuesve në ndaj LDK-së.

"Këtë përkrahje të madhe elektorale që znj. Osmani e gëzon brenda LDK-së, dhe jo vetëm, nuk është e rastësishme. Mbështetja qytetare vjen si rezultat i punës së ndershme dhe besnikërisë që ajo ka treguar ndër vite karshi votuesve të saj. Me një fjalë, Vjosa arriti ta rikthejë besimin e votuesve ndaj LDK-së, dhe për këtë ajo duhet të vlerësohet nga partia dhe jo ndëshkohet", ka vlerësuar Blakaj.

Ai shton se përjashtimi i Osmanit nga partia do të ishte gabim historik nga LDK-ja, që do të ishte i pariparueshëm për partinë, derisa shton se Vjosa duhet të shërbejë si shembull inspirimi për LDK-në.

"Ndëshkimi dhe përjashtimi i nënkryetares Osmani, vetëm pse ajo përfaqëson një politikë parimore dhe se i qëndron besnike premtimeve të dhëna, do të ishte gabim historik për LDK-në. Prandaj, unë nuk besoj dhe nuk do doja të besoj se LDK-ja, do ta bënte një gabim të tillë politik, i cili do të ishte i kushtueshëm dhe i pariparueshëm për partinë. Në vend të përjashtimit, Vjosa duhet të shërbejë si shembull inspirimi për LDK-në, veçmas për gjeneratat e reja brenda saj, nga të cilët do të varet e ardhmja politike jo vetëm e LDK-së, por e gjithë vendit", ka deklaruar Sami Blakaj për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat