“Për Qeverinë Hoti më i vlefshëm qenka Rakiqi i rrezikshëm, sesa flamuri i Kosovës”

Politika

“Për Qeverinë Hoti më i vlefshëm qenka Rakiqi i rrezikshëm, sesa flamuri i Kosovës”

Nga: D.B. Më: 11 qershor 2020 Në ora: 13:39
Hoti dhe Rakiq

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, dhe ministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal, Goran Rakiq ditë më parë ka hequr flamurin e Kosovës, i cili përdorej nga paraardhësja e tij, Emilja Rexhepi, në takimet zyrtare. Rakiq e bëri këtë veprim gjatë pritjes së diplomatëve të huaj në zyrën e tij nuk pati asnjë shenjë të shtetësisë së Kosovës.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se përderisa u bë shumë zë për Kryeparlamentaren e Kosovës, Vjosa Osmanin, që hoqi në zyrën e saj fotografinë e Hashim Thaçit, në anën tjetër ishte një heshtje e madhe për mos përfilljen e flamurit të Kosovës nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Pushtetit Lokal serb Rakiq.

Image
Sulejman Mehazi

Sipas tij, ironia më e madhe vjen atëherë kur Avdulla Hoti ngrihet dhe arsyeton në mënyrë perfide veprimet jo statutare e jo protokollare të Republikës së Kosovës nga zëvendësi i tij serb Rakiq duke e përkrahur e mbrojtur se ai ka respektuar shtetësinë e Kosovës me flamurin e stemën e saj.

“Qeveria e Hotit së bashku me LDK-në e partitë tjera koalicionuese qeveritare në vend që të mbajnë seancë për shkarkimin e Rakiqit, ata bëhen sikur s'ka ndodhur asgjë. LDK-ja se punon me dy arshinë shihet hapur, për shkarkimin e Agim Veliut nga Albin Kurti, LDK-ja prishi koalicionin me LVV-në, kurse veprimet mohuese e nacionaliste të Rakiqit të Listës serbe për mos respektimin e flamurit të mëvetësisë së Kosovës janë të arsyeshme për LDK-në, AAK dhe NISMA-n. Për Qeverinë Hoti më i vlefshëm qenka Rakiqi i rrezikshëm i Listës serbe sesa flamuri, stema e mëvetësia e Kosovës”, është shprehur njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat