Flet për “Bota sot” deputeti i VV-së për interpelancën: Qeveria Hoti e kontrabanduar nga Hashim Thaçi...

Politika

Flet për “Bota sot” deputeti i VV-së për interpelancën: Qeveria Hoti e kontrabanduar nga Hashim Thaçi...

Nga: A.M. Më: 11 qershor 2020 Në ora: 17:07
Qeveria e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar në Kuvendin e Kosovës kërkesën për interpelancë pas vendimit për heqjen e masës së reciprocitetit nga Qeveria Hoti.

Qëllimi i kësaj interpelance është rivendosja e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Lidhur më këtë çështje, gazetat “Bota sot”, ka kontaktuar me deputetin e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Dimal Basha.

Image
Dimal Basha

Ai për “Bota sot” ka shpjeguar arsyen pse e kanë bërë këtë kërkesë në Kuvendin e Kosovës.

Gjithashtu, deputeti Basha ka thënë se Qeveria Hoti nënshtrimin ndaj Serbisë e vlerëson si akt guximi, e jo turpërimi.

“Arsyeja pse kemi kërkuar është sepse heqja e reciprocitetit është heqje dorë nga dinjiteti shtetëror, përkundrazi nga nënçmimi që po i bëhet nga qeveria Hoti e kontrabanduar nga Hashim Thaçi, e cila nënshtrimin ndaj Serbisë e vlerëson si akt guximi, e jo turpërimi”, ka thënë Basha për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat