Kosovën e pret rrezik i paparë, skenari “Thaçi-Vuçiç” do të jetësohet në këtë menyrë

Politika

Kosovën e pret rrezik i paparë, skenari “Thaçi-Vuçiç” do të jetësohet në këtë menyrë

Nga: A. J Më: 11 qershor 2020 Në ora: 22:07
Hashim Thaçi, Aleksander Vuqiç

Ndikimi i presidentit të vendit Hashim Thaçi në idenë e tij për ndryshim kufijsh dhe roli i tij në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë duket se tashmë po marrin një kaheje prapë në favor të tij derisa se fundmi vetë kryeministri Avdullah Hoti ia kaloj të gjitha kompetencat presidentit.

Roli i presidentit Thaçi në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë që në shumicën e rasteve është edhe antikushtetues është që ketë vit Kosova të përfundoj më një marrëveshje me Serbisë ani pse Kosovës mund ti kanoset një rrezik i pa parë.

Analisti politik Rexhep Elezaj ka thënë për “Bota Sot” se sa i përket rolit të presidentit Thaçi në bisedimet Kosovë-Serbi, i gjithë opinioni e dinë, se sa i thellë ka qenë implikimi i tij në procesin e dialogut me Serbinë, qëkur ai ka filluar para 7-8 viteve, dhe i cili në mënyrë antikushtetuese e mori mbi vete udhëheqjen e dialogut me homologun e tij A. Vuçiçin, duke e uzurpuar mandatin qeverisë së Kosovës, e cila sipas kushtetutës ajo do duhej ta udhëheqtë dialogun me Serbinë e jo presidenti.

“Kështu që, rreth kësaj çështjeje do duhej bërë patjetër analizë e detajuar, se pse vetëm tek ne në Kosovë ndodh, që sa herë bëhet fjalë për raportet e Kosovës me Serbinë, gjendet një politikan ose grup negociues shqiptar i “përshtatshëm” për Beogradin, e jo ata të cilët nuk i donë A. Vuçiçi. Madje dy kryeministrat tonë të fundit u shkarkuan nga postet e tyre, pikërisht sepse ishin pengesë kyçe për arritjen e marrëveshjes me Serbinë, dhe kush tjetër ishte politikani dhe negociusi më i përshtatshëm dhe miku më i afërt i A. Vuçiçit, përveç se Hashim Thaçi” ka thënë ai.

Image
Rexhep Elezaj

 

Sipas Elezajt, kush ishte njeriu i cili mbajti shumë takime jo publike me presidentin e Serbisë në Bruksel, Washington etj., i cili asnjëherë nuk e njoftoi Kuvendin se çka kishte biseduar me Vuqiçin, përveç se presidenti aktual i Kosovës, H. Thaçi, të cilit hiç më larg se të shtunën e kaluar kryeministri Hoti ia transferoi mandatin e qeverisë, duke e autorizuar që ai t’i udhëheq bisedimet e ardhshme me Serbinë, me qëllim që si president i Kosovës ta nënshkruan marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, me të cilën marrëveshje me siguri se Kosova do ndahet sipas skenarit “Thaçi-Vuçiç-Rama”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat