A mund të rrëzohet qeveria Hoti nga Kushtetuesja për shkak të deputetit Arifi? Flet njohësi i çështjeve juridike

Politika

A mund të rrëzohet qeveria Hoti nga Kushtetuesja për shkak të deputetit Arifi? Flet njohësi i çështjeve juridike

Nga: D.RR Më: 12 qershor 2020 Në ora: 20:56
Qeveria e Hoti

Lëvizja Vetëvendosje sërish i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Nga ky institucion, Vetëvendosje ka kërkuar që të interpretojë ligjshmërinë e pjesëmarrjes dhe votimit të deputetit Etem Arifit në seancën ku u zgjodh Qeveria e re në krye me Avdullah Hotin.

Ndaj Deputetit Etem Arifi, i dënuar për veprën penale mashtrim me subvencione, Gjykata e Prishtinës ka lëshuar urdhëresë për paraqitjen në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për ta vuajtur dënimin për veprën penale mashtrim me subvencione.

Gjykata kishte urdhëruar të dënuarin Arifi që deri me datën 9 mars 2020 në ora 12:00 të paraqitet në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Mirëpo njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, për “Bota sot” tha se kjo nuk është çështje e Gjykatës Kushtetuese, por më shumë është çështje politike. Ai tha se Gjykatës Kushtetuese po i bëhet presion të vazhdueshëm.

Image
Blerim Burjani

“Gjykata Kushtetuese po ballafaqohet me një presion të vazhdueshëm dhe kjo gjykatë nuk është themeluar për të zgjidh problem politike të partive dhe për pushtet, por sidoqoftë kjo gjykatë po shndërrohet në betejë në mes partive për interesa jashtë interesit të qytetarëve por vetëm të partive. Gjithmonë ka ankesa për çështje politike dhe VV duhet të mësohet se nuk është adresë e zgjidhjeve politike kjo gjykatë. Kjo çështje është plotësisht politike e ngritur nga VV-ja, e jo juridike-kushtetuese”, tha ai.

Për më tepër, Burjani thotë se Kushtetuesja është mbrojtëse e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut e jo kërkesave politike.

“Pra VV duhet të mësohet edhe me dështimet e saj edhe me sukseset e saj dhe se kjo gjykatë duhet të lihet rehat nga kërkesa të shumta politike që kanë të bëjnë në mes partive. Kjo gjykatë është mbrojtëse e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut e jo kërkesave politike. Gjykata do të shpalle veten të kompetencë në këtë çështje”, theksoi Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat