Djali i deputetit të vrarë të LDK-së emërohet këshilltar i kryeministrit Avdullah Hoti

Politika

Djali i deputetit të vrarë të LDK-së emërohet këshilltar i kryeministrit Avdullah Hoti

Nga: N. H Më: 13 qershor 2020 Në ora: 10:56
Avdullah Hoti

Parlamenti i Kosovës javën e kaluar me 61 vota miratoi përbërjen e qeverisë së re të koalicionit të Lidhjes Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate dhe partive të pakicave.

Në krye të kësaj qeveria është Avdullah Hoti, përcjell “Bota sot”.

Kryeministri i ri, Avdullah Hoti, u dekretua si mandatar më 30 prill nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ndërsa, pas ardhjes në krye të ekzekutivit, Avdullah Hoti, si duket ka filluar ta plotësojë edhe kabinetin e tij.

Gazeta “Bota sot”, nga burimet e sigurta mëson se tashmë pjesë e kabinetit të kryeministrit Hoti, është edhe djali i deputetit të vrarë të LDK-së, Smajl Hadaraj, Shpëtimi.

“Po. Shpetim Hajdaraj është emëruar këshilltar i kryeministrit Hoti”, ka thënë shkurtimisht ky burim, për gazetën “Bota sot”.

Se Hadaraj është pjesë e kabinetit të kryeministrit Hoti, një gjë të tillë e konfirmojnë edhe fotografitë e fundit, ku Hajdaraj shihet gjithmonë pran kryeministrit të vendit, Avdullah Hoti.

Image
Kryeministri Hoti dhe Shpëtim Hajdaraj
Image
Hoti dhe kabineti i tij qeverisës, ku shihet edhe Hajdaraj

Kujtojmë se në hollin e hyrjes së banesës së tij në Pejë ishte vrarë në një pritë të mirë organizuar ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, dhe Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare në Rugovë, Smajl Hajdaraj.

Kurse, sa i përket kryeministrit Avdullah Hoti, ky i fundit duke paraqitur programin e tij tha se përparësi e qeverisë së tij do të jetë përballja me pandeminë COVID-19, rimëkëmbja ekonomike e vendit dhe ripërtëritja e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tjerë perëndimor.

Ai tha se qeveria e re vlerëson rolin e përbashkët dhe të pandashëm të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara në arritjen e marrëveshjes me Serbinë dhe në garantimin e zbatimit të saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat